SAKURËS SË BUKUR
Më gjeniali i piktorëve
Mbrëmë një pikturë të mrekullueshme pikturoi
Edhe të varfërit ndalojnë ta admirojnë
Bukurinë e Prillit, kryeveprën e natyrës
Krijesën e qiellit,
Një engjëll që në tokë zbriti.
NJË GOTË BOSH
Kupa plot me ujë burimi në dukje ish
sikurse pjesë e trupit tim.
U mundova ta pija,
por kur u përpoqa,
gota ishte boshatisur.
Ku shkoi uji
në kaq pak kohë?
Thua të jetë ekzistenca
jo më tepër se një gotë uji?
Është mister, apo konfuzion?
Çfarë ndodhi?
Dje, këtu isha në të njëjtën orë
dhe gotën mbusha.
Ndoshta uji nuk do të ishte zhdukur
këtu po të kisha qëndruar?
Mendja ime ish bllokuar në xham
Apo…?
TË JAP GJITHÇKA
Ti je qielli dhe drita ime,
Ti je sytë dhe fryma ime,
Ti je poesia e shpresës
eja, ta shkruajmë së bashku!
Të shkruajm peripecitë, të shkruajm dhembjen,
të shkruajm vështirësitë dhe ëndrrat,
të shkruajm sëmundjen që po heq.
Ti pyete:
Përse mjekët më dhanë kaq shumë ilaçe?
Si ka mundësi që është kështu jeta ime?
Edhe unë pyes.
Ia kërkoj qiellit, ia kërkoj fatit, ua kërkoj mijëra maleve dhe lumenjve,
Ia kërkoj qiellit dhe universit.
e më pas përgjigjen dëgjova
megjithatë, nuk di
përgjigjen me fjalë ta shkruaj…
*Sakura ose siç quhet ndryshe “çelja e lules së qershisë” ka një diferencë të madhe shpirtërore në krahasim me lulet ose bimët e tjera. Japonezët i konsiderojnë Sakurën si më të bukurën jo vetëm në lulëzimin e saj, por edhe në shkatërrimin e saj. Kuptimet e sakuras janë gjithashtu kontradiktore. Ato simbolizojnë jetën dhe vdekjen, bukurinë dhe dhunën. Ashtu si ardhja e pranverës premton jetën e re, edhe lulëzimi i luleve të qershisë sjell një ndjenjë gjallërie dhe jetësore. Në të njëjtën kohë, jeta e tyre e shkurtër na kujton se jeta është shkurtër.
Përktheu Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistave fizike: MIRIADE, NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS, BRIDGES OF LITERATURE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese