Home KRYESORE “Dritëhijet e racionales” dhe “Leku i ri”

“Dritëhijet e racionales” dhe “Leku i ri”

Nga Çapajev Gjokutaj

Ka diçka absurde. S’ka logjikë që e shpjegon.

‘Leku i ri’ ka hyrë në qarkullim në 1965. Sot, gjysëm shekulli më pas, shumica flasin e llogarisin me të vjetrin.

Ka disa arsye logjike që thonë se leku i vjetër duhej të qe harruar me kohë.

Vetëm një pakicë i kanë përdorur lekët e vjetër. Ata që kanë lindur vitin e ndërrimit, sot janë 60 vjeçarë. I bie që lekët e vjetër t’i kenë përdorur më pak se 10 % prej nesh.

Njehësimet me lekun e vjetër janë më të vështira se me të riun. Shumë më lehtë gjen se sa bëjnë 3 + 4 sesa 30 + 40.

Kemi dëshmuar se, si shoqëri jemi të prirur që, çdo 30-40 vjet të mohojmë e shkatërrojmë thuajse çdo gjë dhe ta fillojmë nga e para. Pse me lekun duam ‘vazhdimësi’?

Sikur të mos mjaftonin gjithë këto, ‘leku i vjetër’ dhunon dhe gjuhen standarde. Themi ‘lekë të vjetra’ për ‘lekë të vjetër’.

I vetmi shpjegim që mund të bëhej për gjithë këto thyerje të logjikës mbetet thenia e Biblës: paraja është burim i gjithë të këqijave. Një miku im e shqipëron: paraja është nëna e gjithë shejtanëve????

(Nga cikli “Dritëhijet e racionales”)

Share: