Home KRYESORE PUTHJA… Nga Kumrie Abdyl Shala

PUTHJA… Nga Kumrie Abdyl Shala

Ka puthje që hapin plagë,
Që as mjeku s’mundet t’i qepë.
Puthja vret… dhe shpëton jetë?!
Kjo është puthja që lë plagë të thellë.

Puthja me shije kanceri ,
shkrihesh si sheqeri.
Çdo ditë të kuron,
si gjarpri t’helmon!

Ka lloj-lloj puthjesh:
Puthje me shije mjalti,
që zemrës i japin jetë.
Por më e ëmbla është ajo
nga shpirti,
që e pret me vjet!

Ajo është “puthje mjalt”,
që s’harrohet përjetë!