Ne vendimet e djeshme te Këshillit te Ministrave ishte edhe vendimi për “LEJIMIN E PËRDORIMIT TË BRIGJEVE NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “GREEN COAST””
Ne Himarë kohet e fundit janë verifikuar përplasje te banoreve te zonës me autoritet lokale dhe te tilla projekte kane hasur ne kundërshtimin e komunitetit himariot. Nuk dihet si do pritet ky zhvillim ne ate zone e cila po përgatit një proteste te madhe ne datën 14 gusht.
Ja vendimi plote i qeverise:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
8. Lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Green Coast”, Palasë, Himarë, zona kadastrale 1481-1739, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e veçantë, me vendimin nr.2/13, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.
9. Afati për përdorimin e brigjeve sipas këtij vendimi të jetë 20 (njëzet) vite duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
10. Përdorimi i brigjeve do të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror 15 maj – 30 shtator të çdo viti, përkundrejt pagesës së tarifës 100 lekë/m² në muaj nga ana e investitorit strategjik, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pikë.
11. Të ardhurat e mbledhura nga tarifa për dhënien e së drejtës së përdorimit të brigjeve administrohen dhe bëjnë pjesë në buxhetin e Bashkisë Himarë.
12. E drejta e përdorimit të brigjeve nga ana e investitorit strategjik “Green Coast”, me NIPT/NUIS: L41329038D, koordinatat, sipërfaqja e lejuar për përdorim afatgjatë dhe kushtet e përdorimit bazohen në përcaktimet e bëra në vendimin nr.2/13, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike, dhe në përcaktimet e kontratës përkatëse që investitori strategjik duhet të lidhë me Bashkinë Himarë.
13. Ngarkohet Bashkia Himarë për lidhjen e kontratës përkatëse me investitorin strategjik në zbatim të këtij vendimi. Në këtë kontratë parashikohen shprehimisht të drejtat e detyrimet e autoritetit kontraktues dhe të drejtat e detyrimet e investitorit, në funksion të projektit të investimit strategjik.
14. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Bashkia Himarë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.