Kryeministri Edi Rama dje ne shfaqjen e fundit teatrale qe realizoi politika ne skenen e imporvizuar te Pallatit te Brigadave, i konsideroi beteja çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi.
Ai ju referuar miratimit të ligjeve për të bërë të zbatueshme këtë reformë tha se “Qoftë me 7 ligjet urgjente që kanë radhën tani, qoftë me fillimin e zbatimit të tyre që është një histori krejt më vete dhe me dhjetëra ligje të tjera që janë në planin e punës kolosale për këtë reformë. Çdo hap do të jetë një betejë. Reformë pa betejë nuk ka dhe për më tepër një reformë si kjo as nuk mund të imagjinohej ndryshe nga çhoqem dhe jam i sigurt ç’do heqim akoma”, tha kryeministri Rama duke dashur ti imponohet edhe partnerit te tij qeverises i cili sigurisht ka demostruar se e sheh te ardhmen politike te partise qe drejton jo me njesoj me kryeministrin.
Ilir Meta, ne cilesine e kryetarit te Parlamentit, kërkoi që në këto momente të ketë vetëm konsesus gje qe eshte dukur qarte qe Rama nuk e ka dashur, por eshte detyruar ta pranoje dhe ndoshta sipas disa analisteve duke punuar per nje skeme tjeter qeverisese pa LSI dhe Ilir Meten.
“Ndaj kjo reformë kushtetuese, historike, e drejtësisë, që u kurorëzua me një konsensus historik, ishte dhe mbetet domosdoshmëri që duhet të vazhdojë me konsensus. Nuk duhet të harrojmë se dikur kemi qenë të gjithë në opozitë. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria është një demokraci e pakthyeshme, ku rotacioni është i pashmangshëm për të gjithë ne dhe një ditë përsëri do të jemi në opozitë”, u shpreh kreu i Kuvendit qartazi drejtuar kryeministrit per ti thene qe nuk eshte i perjetshem ne karrigen e kryeministrit.