Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit është mbledhur paraditen e së premtes për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të funksionarëve publikë, deputetë, anëtarë të këshillit të ministrave, kryetarë dhe këshilltarë bashkiak.
Gjatë shqyrtimit të aktit rezulton se nga 140 deputetë vetëm 19 prej tyre nuk e kanë formularin e bardhë. 7 prej këtyre të fundit kanë marrë me vendim të formës së prerë pafajësinë ose cështja është pezulluar.
Formularët jo të bardhë të 2 funksionarëve publikë, pas verifikimit paraprak të kryer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i dërgohen prokurorisë për verifikim të mëtejshëm.
E njëjta praktikë zbatohet edhe për 11 kryetarët e Bashkive nga 61 në total, të cilët nuk e kanë formularin e vetëdeklarimit të bardhë.
Nga radhët e Këshillit të Ministrave, të 19 anëtarët nuk kanë shënuar asgje në formular apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.