Home KRYESORE Ambasada gjermane: Në qershor riatdhësuam mbi 800 shqiptarë!

Ambasada gjermane: Në qershor riatdhësuam mbi 800 shqiptarë!

Ambasada gjermane njoftoi se thuajse çdo ditë dhjetëra shqiptarë po riatdhesohen, pas refuzimit të azilit ne Gjermani. Gjithsej 820 vetë u kthyen në Rinas, një shifër relativisht e lartë të kthimit të azilkërkuesve.

Shumë shqiptarë udhëtuan vitin e fundit drejt Gjermanisë me shpresë se do të fitonin azil, pavarësisht se në zyrat e emigracionit u dhane si shkak vetëm varfëria dhe mungesa e një pune në Shqipëri. Kjo enderr duket se po fiket per shqiptaret.

Share: