Home KRYESORE Ofertë e çmendur e sheikut për gazetaren e CNN-it per telefonin qe...

Ofertë e çmendur e sheikut për gazetaren e CNN-it per telefonin qe foli Erdogan diten e Pucit

Një zbulim shumë i veçantë është bërë nga gazetarja e “CNN Turk” për mbrëmjen e grushtit të shtetit në Turqi më 15 korrik. Ju kujtohet ndërhyrja direkte e presidentit Rexhep Taip Erdogan me aplikacionin “Facetime”?

Thuhet se ishte pikërisht kjo intervistë që ai dha për gazetaren Hande Firat ajo që dështoi puçin e rebelëve.

Ajo ka folur për herë të parë lidhur me intervistën më të rëndësishme të jetës së saj dhe pranon se ishte një situatë shumë e tensionuar brenda studiove të televizionit, i cili pak çaste më vonë do të mësyhej gjithashtu nga forcat rebele të ushtrisë, organizatore e grushtit të shtetit.

Ajo është akuzuar si gruaja që shpëtoi regjimin e Erdoganit, por ka marrë edhe qindra telefonata urimi që kanë ardhur nga Arabia Saudite apo Omani. Madje, Firat tregon se i ka ardhur edhe një ofertë unike nga “Tëitter”-i ku një sheik miliarder i ka ofruar 250 mijë dollarë për telefonin të cilin ai e quajti “telefoni i lirisë”. Por Firat tha se pavarësisht ofertës joshëse, ajo nuk ka ndërmend ta shesë telefonin e saj së shpejti. /360grade.al

Share: