Deputeti demokrat Genc Ruli ka dalë kundër idesë së kreut të opozitës Lulzim Basha për një qeveri teknike, për të siguruar zgjedhjet e ndershme në vitin 2017. Kjo nuk është hera e parë që ish-ministri demokrat del kundër kreut të PD-së, por këtë radhë ai argumenton se vendi nuk është në një situatë emergjente që kërkon krijimin e qeverisë tekenike.
Statusi i plotë i Genc Rulit
Nëse do i rrimë rigorozisht konceptit “qeveri teknike” ky nënkupton një qeveri që mbështetet nga të gjitha forcat politike parlamentare, pavarësisht krahut politik, dhe çka historikisht përdoret në situata të krizave të pazgjidhshme apo tepër të vështira politike e sociale. Dhe qeveritë teknike nga vetë qëllimi i tyre janë qeveri të përkohshme apo tranzicionale afatshkurtra. Në keto raste të ralla partite politike duke ndjerë paaftësinë e tyre për të përballur një situatë konkrete pushojnë betejën politike ndërmjet tyre e formojnë një koalicion mbi partiak. Qeverisja me konsensus i besohet një ekipi kryesisht teknik e pak të lidhur me politikën profesionale. Nuk më duket se Shqipëria politike është aktualisht në një situatë të tillë ku të ketë një thirrje gjithë partiake për një konsensus të gjerë.
Nuk besoj se jemi në rastin e një situate emergjence, sikur ishte në vitin 1991, siç ishte 1997 që kalohet me atë që quhet qeveri teknike, ose qeveri e shpëtimit kombëtar, që ishin një qeveri me mandat të kufizuar e të përkohshëm për të qeverisur një situatë të caktuar Çdo qeveri që krijohet apo rikrijohet nga një kombinim i dy partive kundrejt të tretës, është një qeveri mazhorancë, pra nje qeveri politike e jo me “teknike’. Sot partite kryesore parlamentare mund te kene filluar te artikulojne projektin per nje qeveri teknike por per motive krejt te ndryshme nga ai qe eshte misioni historik i nje qeverisje teknike, madje perdorin te njejtin term dhe kur motivin mbrapa tij e kane krejt te ndryshem.
Pershembull PD e kerkon nje qeverisje teknike qe sot deri ne zgjedhjet e ardhshme elektorale vetem sepse ajo s’mund te kete asnje garanci per te patur nje regjim zgjedhjesh te lira e te pamanipuluara sa kohe qe pushtetin ekzekutiv ta kete Rama, Tahiri, dhe gjithe klientela kriminale apo kleptokrate e kesaj dinastie . Dhe për PD ky nuk eshte me nje dyshim hipotetik por nje realitet i pashmangshem. Ndersa Meta dhe LSI kerkojne perseri te njejten gje, pra qeveri “teknike’ apo “ekspertesh” thjesht per ti dhene nje kundergoditje ne stomak Rames, dinakerite e pabesite e te cilit i kane ndjere pa nderprerje pergjate martese politike tre vjecare me te.
Rama ne asnje rast sdo te donte nje qeveri teknike persakohe qe ai mund te mbahet me thonj pas karikes se kryeministrit, ne me te fundmen mund te pranoje kete ide vetem po qe se eshte ai krijuesi i te ashtuquajtures qeveri teknike, duke vene ne krye te saj kukullen me te bindur qe ka, dhe duke bere nje sallate mikst me individe pa emer apo dhe pa personalitet. Por dhe kete do ta bente vetem per t’i marrë iniciativen metonjesve te tjere politike per nje qeveri teknike. Pra sic mund ta kuptojme e ashtuquajtura qeveri teknike qe pretendohet nga forcat e ndryshme politike sot ka si shkak primar mosbesimin total ndaj njëratjetres e jo besimin e nevojshem per te krijuar vertet nje qeverisje teknike te mirefillte bazuar ne nje konsensus te plote, momental, mes tyre.