Projekti përreth stadiumit të ri që do të ndërtohet në Tiranë është zgjeruar me 2711 metra katrorë. Bëhet fjalë për ambjentet e qendrës tregtare, që sipas Partisë Demokratike po i falet prona publike.
Zëdhënësja Ina Zhupa denoncoi vendimin e qeverisë duke publikuar edhe dokumentet për hapësirën që iu fal pronarëve, në një nga zonat më të shtrenjta në Tiranë. Sipas PD, pas tyre qëndron vetë Edi Rama që ka grabitur në këtë formë një pasuri tjetër të shqiptarëve, për ta kthyer në dyqane, bare, restorante, dhoma e suita hoteli.