Home KRYESORE SIGURIA MUNGON NE KOHE KRIZE!

SIGURIA MUNGON NE KOHE KRIZE!

Nga Reila Bozdo

Lehtësia me të cilën një individ mund të humbasë jetën dhe komoditeti me të cilin ndodhin grabitje të pronës private e dëshmon këtë, sigurinë që mungon.

Shteti mezi duket të ofrojë siguri në rrugë, në ushqim, në shëndetësi. Dukja e shtetit në këto raste ndodh vetëm pasi media e ka telendisur me ditë tëra. Nëse media nuk flet, nëse opozita nuk flet, shteti nuk reagon. Dhe rastet janë shumë.

Denoncimet në inboxin e portaleve online “të mbarojnë punë më mirë se denoncimi në polici”. Prej tyre, shteti reagon sepse i bëhet pis propaganda…

E gjitha kjo i bën qytetarët të jenë cdo cast në gjendje alerte, aq sa u është bërë pjesë e sjelljes. Por kjo nuk është situatë normale, megjithëse është fenomen. Ne nuk mund të presim as gjendje psikologjike me mungesë nervozizmi, as rritje në investime private dhe konsum, në një vend kaq të pasigurtë.

Kjo është KRIZE. Një krizë e frikshme sepse nuk vjen e përkufizuar si në libra, por që efektin e ka të njëjtë: ta cojë individin të mendojë vetëm për nevoja bazë.

Duhet dalë nga kjo apati mbytëse. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu qeverisur më mirë.

Share: