Një nënë shqiptare ka braktisur djalin e saj në Bari duket nga deshperimi dhe dobesia femerore. Djali u paraqit duke qarë dhe i lagur nga shiu në dyer e policisë në Treviso, raportojnë mediat italiane.
“Nuk është se po e bëj se nuk të dua, por sepse të paktën t’i ke një të ardhme”. Me këto fjalë i ishte drejtuar e ëma të birit në momentin e braktisjes. Policia është përpjekur të gjejë nënën e adoleshentit, por nuk ia kanë arritur deri tani.
Sipas mediave italiane nënë e bir udhëtuan nga Shqipëria në Bari më 7 gusht. Më pas nëna ka pyetur për stacionin e autobusit për në Treviso. Pas kësaj, i ka futur të birit në xhep pasaportën dhe një shumë të vogël parash për udhëtim. I vetëm dhe konfuz, djali ka mbërritur në Treviso sipas këshillës së nënës dhe aty i është drejtuar policisë.