Home KRYESORE Shokon imami: Gruaja që refuzon seksin me burrin, eshte e mallkuar

Shokon imami: Gruaja që refuzon seksin me burrin, eshte e mallkuar

Një imam në Gjermani i ka shokuar të gjithë, duke deklaruar se gruaja është e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me bashkëshortin, edhe nëse nuk ka dëshirë. Sipas Imamit, “Profeti ka thënë se nëse një burrë e kërkon gruan në shtrat dhe ajo refuzon, dhe shkon të flejë, engjëjt do ta mallkojnë deri kur të zgjohet.”

“Një burrë kalon në rrugë dhe shikon një grua që e provokon. Profeti Muhamed ka thënë, duhet të shkojë menjëherë në shtëpi dhe të bëjë seks me gruan e tij. Çfarë duhet të bëjë një burrë, kur i thotë gruas të shkojnë në shtrat dhe ajo refuzon? Një grua nuk duhet të fusë në shtëpi asnjë burrë, pa lejen e bashkëshortit, nuk duhet të dalë nga shtëpia pa lejen e tij, dhe për asnjë arsye në botë nuk mund të flejë jashtë shtëpisë së burrit.”

“Madje as në shtëpinë e babait të saj nuk mund të shkojë pa lejen e burrit. Nuk duhet të punojë pa lejen e bashkëshortit. gruaja duhet t’ia dedikojë kohën burrit dhe fëmijëve. Një gruaje nuk i lejohet të refuzojë seksin me bashkëshortin. Profeti ka thënë se nëse një burrë e kërkon gruan në shtrat dhe ajo refuzon, dhe shkon të flejë, engjëjt do ta mallkojnë deri kur të zgjohet.”– është shprehur imami.

Share: