Nga Xhoi Xhakaj
Sot dua te shkruaj per 20-25 vjecaret ne shqiperi, nje brez aspak i punes, por i deshirave pafund ne kurriz te te tjereve. Pa objektiva pa aspirata pa synime, brezi i duhanit.i shkuma party, i makiazhit te tepruar edhe ne plazh per shkak te fotografimit vend e pa vend, brezi i rrjeteve sociale pa produktivitet.
E nderkohe, brezi im sakrifikon shume per femijet deri ne ekstrem e mbase vete ne prinderit jemi disi pergjegjes per kete rini fort te dhene pas aventurave dhe deshirave shpesh- here edhe te shfrenuara!
Jeni ne kohe te ndryshoni dhe te kerkoni me shume informacion per jeten e bukur mes studimeve, thjeshtesise e punes, ti shfrytezoni rrjetet sociale per te lexuar dhe jo vetem per foto. Ti respektoni prinderit e te moshuarit, ti ndihmoni e mbeshtetni, por edhe ti pyesni ndonjehere si ndjehen ata qe punojne pafund per te siguruar te tashmen e te ardhmen tuaj.
E ne fund, te dashuroni me teper punen e studimet qe te jeni te denje per veten tuaj, duke u perballur me veshtersite dhe sfidat qe ja vlejne e te bejne me te pergjegjshem per shumeçka…