Home KRYESORE Turqia liron 38,000 të burgosur, s’ka vende nëpër burgje!

Turqia liron 38,000 të burgosur, s’ka vende nëpër burgje!

Turqia do t’i lirojë me kusht 38,000 të burgosur para tentativës së muajit të kaluar për grusht shtet, për shkak se burgjet i ka të mbipopulluara dhe nuk po ka vend për të burgosurit e rinj, raporton BBC.

Rreth 23,000 njerëz janë arrestuar që nga tentativa për grusht shtet dhe të burgosurit po lirohen për t’iu lënë vend të arrestuarve të fundit, edhe pse një gjë të tillë qeveria nuk e ka thënë zyrtarisht.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se ata të cilët e kanë kryer gjysmën e dënimit të tyre, që i bie më shumë se 2/3 e të burgosurve, mund të lirohen me kusht.

Në listën që priten të lirohen nga burgu me kusht ka edhe nga ata që kan kryer krime të rënda.

Numri i te burgosurve ne Turqi sipas viteve:
1999 – 67.581
2000 – 49.512
2001 – 55.609
2002 – 59.429
2003 – 64.296
2004 – 57.930
2005 – 55.870
2006 – 70.277
2007 – 90.837
2008 – 103.235
2009 – 116.340
2010 – 120.814
2011 – 128.604
2012 – 136.020
2013 – 145.478
2014 – 158.837
2015 – 164.461
2016 – 179.611 (13 janar 2016)

Share: