Home KRYESORE Drejtori i Psikiatrikut: Jorgo Zani kurohej për drogë, jo si i sëmurë...

Drejtori i Psikiatrikut: Jorgo Zani kurohej për drogë, jo si i sëmurë mendor!

Drejtori i Spitalit Psikiatrik të Vlorës, Kujtim Llapi, tha dje se autori i vrasjes së fëmijës në Palasë , Jorgo Zani, 30 vjeç, ka qënë i shtruar në Spitalin Psikiatrik në 2015 me diagnozën “çrregullime të theksuara të personalitetit” si pasojë e përdorimit të substancave narkotike.

Ai theksoi se pasi është qetësuar, është nxjerrë nga spitali në kushte normale. Kjo është bërë pas konsultës së mjekëve të spitalit.

“Nga kartela dhe të dhënat që kemi, rezulton se shtetasi Jorgo Zani është kuruar edhe në shtetin grek për vite me radhë si përdorues i lëndëve narkotike. Ai merrte mjekim si përdorues i lëndëve narkotike, por nuk merrte mjekim si i sëmurë mendor. Madje, mesa di, nuk ka përfituar as kujdestar, sepse sipas mjekëve nuk ka pasur diagnozë të rrezikshme,” u shpreh drejtori i Psikiatrikut.

“E theksoj se Zani ka qënë i shtruar te ne për problemet që kishte me drogën dhe nuk ka një diagnozë si i sëmurë mendor. Diagnoza që i është dhënë ka të bëjë me çrregullimet për shkak të përdorimit të drogës,” u shpreh Llapi/Panorama

Share: