Home KRYESORE Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e sotme, vija bregdetare dhe zonat e ulta do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Vranësira më të dendura të cilat do të rrezikojnë shira të izoluar paraqitet moti për zonat malore veriore – verilindore.

Parashikohet që edhe gjatë pasdites kthjellimet të mbeten prezent në të gjithë vendit, por sërish në zonat malore lindore do të ketë herë pas here vranësira. Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës.

Share: