Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Keto dite Mali i Tomorrit hyjnizohet ne menyre magjike. Mbi gjysem milioni pelegrine bejtashi, por jo vetem ngjiten lartesive te tij.
Duket sikur eshte pika me e larte e shenjte nga toka. Perjetohet si pika me e ulet e mbrererise se qiellit drejt njerezve. Ndjesohet si piketakimi midis dy boteve-botes njerezore dhe botes se pertejme.
Eshte nje jave lutje, miresie, bujarie, gezimi, takimesh, harmonie, paqeje qe ngazellen ne mendjet dhe shpirterat e te gjitheve.
Bektashizmi rrezaton besim ne Zot, perulje per islamin dhe respekt per tere gjithe muslimanet kudo ne bote. Ky veneracion e ka bere Shqiperine qendra e Kryegjyqshates se Bektashizmit Boteror.
Bektashizmi eshte sekt musliman shume tolerant. Filozofia bazike e bektashizmit njeh dhe respekton cdo besim fetar, bashkejeton natyrshem me to dhe i kontribuon harmonise midis feve.
Bektashizmi eshte nder sektet muslimane qe me se shumti i ka sherbyer dhe i sherben misionit te shenjte te bashkejeteses dhe harmonise fetare tek populli shqiptar.
Edhe kur e njeh Kryegjyshin Boteror te Bektashizmit, Baba Mondin e ndjen mencurine, urtesine, miresine, bujatine, tolerancen dhe tespektin sa te shenjte dhe njerezor. Gjithnje e kujtoj me shume ndjesi te mire takimin me Baba Mondin, Kryegjyshin Boteror Shqiptar.
Gezuar Festen Bektashinjve ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Lugine te Presheves, Cameri e kudo ne bote!