Profesioni më i debatuar se fundi në vendin tonë është gjykimi. Si në jetën e përditshme për çështje penale, civile dhe administrative, por edhe sportive, profesioni i gjyqtarit është më i përfolur për afera korruptive dhe përfshirje në çdo lloj ambienti ku duhet marrë një vendim.
Por, në botën e futbollit të vendit tonë vit për vit ka pasur akuza dhe kundër akuza për gjyqtarët që kanë gjykuar ndeshje në Superiore apo në kategoritë e ulëta. Aty ku diskutohen ndeshje të rrezikshme dhe që pritet të shënohen ngjarje, ka edhe gjyqtarë që dëshirohen nga një palë apo nga ana tjetër, ndërsa rezultati përfundimtar nxjerr se ka qenë i drejtë ose jo.
Vendime tendencioze apo njerëzore, gjyqtarët sërish kanë qenë në qendër të vëmendjes, ndërsa në prag të sezonit të ri ata do të nisin që të jenë sërish në qendër të vëmendjes.
Më poshtë po iu paraqesim pagesat për arbitrat për një ndeshje në Kategorinë Superiore dhe të Parën.
Pagesat e arbitrave Kategoria Superiore:
Kryesori – 40.000 lekë të reja
Anësorët– 25.000 lekë të reja
Arbitër i katërt – 12.000 lekë të reja
Pagesat e arbitrave në Kategorinë e Parë
Kryesori –30.000 lekë të reja Anësor – 17.000 lekë të reja
Arbitër i katërt – 10.000 lekë të reja
Mënyra e pagesës është e shpejtë nga FSHF-ja për gjyqtarët që kanë akumuluar më tepër se dy ndeshje. Pagesa e tyre bëhet çdo fund muaji, ndërsa për ata që kanë një ndeshje në muaj, pagesa iu bëhet pasi të akumulojnë disa takime, në mënyrë që pagesa të jetë e plotë. Atyre iu mbahen taksat si normalisht, ndërsa nuk mbahen siguracione për shkak se kjo konsiderohet punë me kohë të pjesshme./Dita.al