Home KRYESORE Perse mbeshtes Neranxin per problematiken e Himares dhe jo kundershtaret e tij

Perse mbeshtes Neranxin per problematiken e Himares dhe jo kundershtaret e tij

Nga Artur Nura

Se fundi sic është bere zakon Himara kete gusht, shpresoj jo edhe ne shtator, prezantoi probleme te brendshme ne vemendje te publikut shqiptar dhe grek.

Nazionalistet e flakte nuk nguruan te thonin, shkruanin se pas atyre eshte Lobi grek i USA, Nikolas Gaeixh dhe Athina… U shkrua dhe u interpretua pse keto “argumente” te tyre qendronin dhe “nuk i luan as Topi”.

Sigurisht ne shoqeri ballkanike si kjo e jona, pse jo te tek te gjitha shoqerite ballkanike edhe ajo greke sigurisht, nuk mungon pjesa e opinionit qe pelqen ti besoje keto skenare dhe ti brohorase autoret e tyre.

Ky zinxhir shkon deri aty sa edhe vete enderruesit (per etike profesionale dhe qytetare nuk po perdor termin: sajuesit) e tyre ti besojne si te verteta keto “argumente” por, per fat te keq, si gjithmone ato nuk shkojne deri aty sa te fshehin te verteten e asaj qe ndodh ne terren dhe, per me teper, nuk japin kurre zgjidhje te problemeve vecse i shtojne keto te fundit.

Banoret nuk u frenuan nga keto argumente te cilet qartazi nuk u pelqejne shumices se tyre dhe, ata vazhduan reagimet dhe protestat e tyre duke respektuar vetem ligjin e duke mos sjelle asnje problematike pertej tij, sic paralajmeruan “nacionalistet” vendas dhe, pse jo teorikisht mund te kene deshiruar edhe nacionaliste grek te cilet ne vendin fqinje jane te organizuar politikisht.

Parimisht organizatoret e atyre protestave, ne krye biznesmeni Nokollaq Neranxi, duke kuptuar qartazi kompleksitetin midis dy shoqerive shqiptare dhe greke, pjese e te te cilave jane nje grupim I atyre banoreve duke ju gezuar me deshire shtetesise se njeres dhe origjines tek tjetra, I meshuan vetem asaj qe I bashkonte dhe qe ka te beje me pronat e cdo njerit prej tyre.

protesta e himares13Nikollaq Neranxi kete gje e ka thene qartazi ne te gjitha prononcimet e tij publike edhe gjate fjales se tij ne protesten e 14 gushtit ne Himare.  “Ju bëj me dije të gjithëve, që ne himarjotët nuk kërkojmë asgjë tjetër përveç pronave tona. Ai komunitet njerëzish modestë dhe me shumë halle, deri më sot, kanë mbajtur shpresë se do i marrin ato prona, sepse i kanë të trashëguara ndër shekuj, por tani kanë mësuar se mafia ka vendosur t’i grabisë ato që në ditët e para të shtatorit, prandaj janë ngritur të gjithë në këmbë.” shkruan Neranxi ne reagimin e fundit publik duke bere me dije se nje peticion te hartuar prej organizatoreve po e firmosin te gjithë banoret e atyre zonave.

Tani, duket se kundershtaret, ata qe duan te shuajne protesten dhe realizojne planin e tyre ne Himare, duke lene menjane te gjitha “argumentet” nazionaliste te deri tanishme, nuk po bejne gje tjeter vecse po sulmojne direkt ate si organizator te ketij reagimi. Nje portal shkruante se vetem Neranxi qe e ka pronen e tij ne rëre eshte kunder projektit te qeverise per betonizimin e Himares!

Une, si kalimtar ne Himare, deri tani nuk kam pushuar kurre atje, e kam pare distancen e nderteses “Neranxi” ne nje distance te konsiderueshme nga rruga automobilistike dhe shume larg nga plazhi rëra qe eshte ne krahun tjeter te rruges automobilitike, qesha per “kete fakt”! Mendoni cfare kane menduar vete Himarjotet po ta kene lexuar ate artikull…!?

Pastaj i referohen angazhimeve te tij politike duke i negativizuar me te gjitha menyrat dhe harruar qe behet fjale per angazhime publike te cilat nuk kane te bejne me asgje te jashteligjshme.

Dhe, duke mos gjetur arsye dhe dobesi tek ajo qe po realizon Neranxi ne te tashmen publike dhe te protestes, jane duke hulumtuar per te gjetur tek e shkuara e tij “cene” te cilat do e kompromentonin ate…

protesta e himares10E drejta e e Prones eshte e Drejte e patjetersueshme pavaresisht pushteteve te rradhes. Ndaj, per ta mbyllur kete artikull, duhet thene se rruga ligjore per ta fituar kete drejte eshte rruga e duhur dhe sipas burimesh te Perqasje.com Komuniteti Himarjot vetem kesaj rruge i eshte drejtuar dhe do ta ndjeke deri ne fund.

Te tjerat shkojne e vijne…

Share: