Home KRYESORE Arrestohet Saimir Tahiri, i jepte makinës në gjendje të dehur

Arrestohet Saimir Tahiri, i jepte makinës në gjendje të dehur

Policia e Tiranës ka shpërndarë këtë mbrëmje (jo pa krenari) se kishte arrestuar Saimir Tahirin.

Akuza: drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe nuk pranoi të kryente testin e alkoolit.

Sigurisht që nuk bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm, por për një 38-vjeçar nga Tirana.

Tahiri nuk ka pranuar të kryejë testimin madje u ka thënë efektivëve të policisë se “ishte ministër i Brendshëm”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Elbasanit” kur drejtuesi i automjetit tip “Citroen” ka qenë i dehur dhe në momentin e ndalimit./Lapsi.al

Share: