Home KRYESORE A ka Kokëdhima një Projekt Politik për vjeshtën që po vjen?

A ka Kokëdhima një Projekt Politik për vjeshtën që po vjen?

Duket se pamvarsisht të dërguarve të posacëm të kryeministrit për tu “pajtuar” me Kokëdhimën, ish miku i tij më i dashur, është i bindur në besëthyerjen e Ramës.

Takimet e tyre kanë qenë të ftohta. Duket se besëthyerja për Kocon është si thyerja e bukës që nuk ngjitet më. Në dukje të jashtëme Rama duket sikur e ka tejkaluar këtë krizë dhe e ka zëvendësuar Kocon me miq të rinj. Ai nuk ja mbrriti dot të pajtojë miqtë e tij në një grup të bashkuar. Karlo Bolino dhe Mero Baze dhe disa deputetë e ministra në PS, ja luftuan Kokëdhimën, që u dukej se ju zinte të gjitha hapësirat e Influencës që ata ëndëronin për vete.

Mirëpo Kokëdhima duket tani me shëndet të mirë. Fizik, psikologjik dhe financiar. Dhe nuk ndjehet i mundur dhe duarlidhur nga besëthyerja e ish mikut, sot kryeministër.

Kokëdhima ka shumë baza dhe miq për kokë në Jug të Shqipërisë. Një pjesë e rëndësishme e Partisë Socialiste në këto zona, njohin atë si referent kryesor politik.

Në shumë nga këto zona, që Tirana Socialiste i mbiquan provinca të humbura, simpatia dhe mbështetja politike për Kokëdhimën është e qëndrueshme dhe e personalizuar.
“Provincialët” e Jugut i sygjerojnë Kokëdhimës që të masë forcat ballë për ballë me Ramën, sepse në Zgjedhjet e Përgjithshme ata, do të votojnë sipas udhëzimeve të tij. Dhe bëhet fjalë për shumë mijëra vota, që do të sillnin një rrënim të rezultateve në Jug të Shqipërisë.

Rama është i informuar për këtë situatë dhe thuhet se po përgatit një negociatë serioze me Kokëdhimën pas zgjedhjeve në Peshkopi.

Lajmet e paradokohshme për lëkundjet shëndetësore të Kokëdhimës, duket se e kanë shtyrë në kohë, por nuk e kanë hequr nga axhenda, përplasjen ndërmjet tyre./360grade.al

Share: