Home KRYESORE Bënin seks me 14-vjeçaren dhe e paguanin me rimbushje celulari! Cilet? Arrestohen...

Bënin seks me 14-vjeçaren dhe e paguanin me rimbushje celulari! Cilet? Arrestohen tre pleq!

Ajo ra pre e prostitucionit që kur ishte 13-vjeç. Vajza, tani 17-vjeç, ka qenë ‘viktimë’ e një grupi pleqsh mbi 70-vjeç që për të bërë seks me të i jepnin nga 40 deri në 100 euro, ose rimbushje telefonike.

Ngjarja, e ndodhur në Milano të Italisë, është zbardhur nga policia pas pesë muaj hetime.

Në pranga janë vënë tre të moshuar, 73, 74 dhe 77-vjeç, të akuzuar për prostitucion me të mitur.

Në pranga është vënë edhe një 34-vjeçare, e cila punonte si prostitutë, asokohe mike e familjes së vajzës. Ajo e ka joshur minorenen për të shkuar me pleqtë, raportojnë mediat italiane, shkruan syri.net.

34-vjeçare fitonte një përqindje të vogël. Për të bindur të renë të ushtronte prostitucionin, 34-vjeçarja mëshonte të arsyetimi se po të fitonte para, minorenia mund të ndihmonte familjen e saj në vështirësi ekonomike, shkruan një ditë më parë “Milano Today”.

Vajza e dëmtuar, e cila jeton në një shtëpi fëmijësh prej disa kohësh, i ka treguar edukatoreve ngjarjen dhe më pas kanë nisur hetimet.

Përveç të arrestuarve, të gjithë italianë rezidentë në Milano, janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy 70-vjeçarë./opinion.al

Share: