Home KRYESORE NIS ZGJERIMI I AUTOSTRADËS TIRANË-DURRËS. HIQEN PALMAT QË KUSHTUAN 600 MIJË DOLLARË

NIS ZGJERIMI I AUTOSTRADËS TIRANË-DURRËS. HIQEN PALMAT QË KUSHTUAN 600 MIJË DOLLARË

Qeveria Rama ka gati projektin për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës me tre korsi, ku parashikohet shtim i trafikut të makinave dhe lejim i shpejtësisë deri në 140 km në orë.

Zgjerimi i rrugës ishte planifikuar nga qeveria që në zbatimin e projektit për gjelbërimin në Tiranë – Durrës. Duhet kujtuar se për mbjelljen e palmave u shpenzuan 600 mijë USD në një kohë që qeveria e dinte, dhkruan Dritare.net qe qarteson se autostrada do të zgjerohej dhe se projekti i gjelbërimit ishte i përkohshëm megjithese i kushtueshem.

Projekti parashikon tre korsi kalimi për secilën anë të rrugës dhe një zonë me trafikndarëse 2.6 m të gjërë. Në total, gjërësia e rrugës do të jetë 35.10 m dhe kjo do të bëhët për shkak të trafikut të lartë të makinave në këtë rrugë, duke e shndërruar autostradën Tiranë – Durrës në superstradë të kategorisë A1, raporton Panorama.

Pas Rrugës së Kombit, qeveria ka parashikuar që rruga Tiranë – Durrës të jetë e dyta që do të jepet me konçension.

Sipas strategjisë së qeverisë në taksimin e rrugëve rekomandoheshin dy kategori tarifash që duhet të paguajnë qyetetarët, tarifa minimale 0,005 cent euro dhe maksimalja 0,35 cent euro.

Sipas tarifave të përcaktuara nga BERZH, një makinë pa tvsh që do të përshkojë këtë rrugë duhet të paguajë 0,17 cent sipas tarifës minimale dhe 1,19 euro – pagesa maksimale…

Share: