Home KRYESORE Shenjterimi i Nene Terezes, Shqiptaret ” pushtojne ” Vatikanin.

Shenjterimi i Nene Terezes, Shqiptaret ” pushtojne ” Vatikanin.

Nga Niko Miria

Te shumte jane besimtaret Katolik Shqiptar , te organizuar ne shume grupe nga Kisha Katolike ne Shqiperi , gjithashtu edhe nga Komuniteti Katolik Shqiptar ne Itali dhe jo vetem, te cilet marrin pjese keto dite ne Vatikan , me rastin e Shenjterimit te Nenen Terezes.

Sot ne Katekezen e mbajtur nga Papa Francesku, ne Sheshin e Shen Pjetrit , prezenca e Shqiptarve per nga numeri , ishte e dyta pas Italianve.

Ngjarja e Shenjterimit te Nenen Terezes, ka ngjallur gezim jo vetem ne trevat Shqiptare, por ne gjithte boten.

Shenjta Nena Tereze Ishte përkushtuar që me të njëjtin zell shpirtërorë tu shërbente, hindusëve, myslimanëve dhe të krishterëve, sepse ishte e bindur se varfëria, vuajtja, padrejtësia, urrejtja, lufta, braktisja, aborti, institucioni nuk janë të hindusëve, as të myslimanëve dhe as të krishterëve. Ato janë mizori njerëzore dhe padrejtësi shoqërore si burim i egoizmit dhe mungesës së dashurisë. ..

Po të dëgjonte bota këtë zë dashurie dhe këtë vërejtje ndërgjegjeje në mesin tonë, nuk do të kishte më të varfër, në botë nuk do të kishte kaq shumë luftëra.

Për nderë të kësaj feste, sot në orën 19: 30 në Baziliken San Paulo Fuori le Mura, mbahet edhe koncerti i Himnit të Nënës Terezë.

Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë. Mësimet e para ajo i mori në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.

Ajo ndërroi jetë në vitin 1997, dhe tani në çdo përvjetor të lindjes apo të ikjes së saj, qindra vetë grumbullohen në varrin e saj, duke u lutur dhe duke kënduar. Murgeshat e urdhrit “Misionaret e Bamirësisë”, që ajo themeloi 55 vjet më parë në Kalkuta, çdo vit vendosin lule para memorialit prej çimentoje të bardhë.

Share: