Lideri i demokrateve. Lulzim Basha ka folur sonte për një koalicion të mundur me LSI e Ilir Metës në zgjedhjet e 2017. Basha ka hedhur poshtë idenë e një bashkëpunimi, teksa ka dhënë dy parime kryesore, që sipas tij, duhen për t’u bërë pjesë e koalicionit me PD. Ai ka vënë theksin te një koalicion vlerash, si themelor për të.
“Koalicioni i PD, çdo anëtar i koalicionit duhet t’i përshtatet paketës sonë me një sërë çështjesh. Së dyti, është krimi dhe droga, çdo formacion që ndan këto dy vlera themelore, mund të jetë pjesë e jona. Nëse Meta bie dakord me këto parime, mund të flasim për koalicion. Duhet të krijojmë koalicione vlerash dhe jo koalicione hesapesh. Duhet t’i japim fund kësaj skizofrenie, ku tjetër gjë thuhet e tjetër bëhet. Unë jam i gatshëm t’i paraprij një koalicioni vlerash, kush do mund t’i bashkohet”, ka sqaruar Basha.