Home KRYESORE Nisma e Sajmir Tahirit: 3 vjet burg për ata që keqtrajtojnë kafshët

Nisma e Sajmir Tahirit: 3 vjet burg për ata që keqtrajtojnë kafshët

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se personat qe mbajne dhe tregtojne lende eksplozive ne menyre te jashteligjshme dhe per qellime kriminale, do te denohen nga 15 deri ne 20 vjet burg.

Tre vjet burg për ata që keqtrajtojnë, vrasin apo përdorin kafshët për qëllime të tjera.

Është kjo nisma më e re ligjore, e paraqitur nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në faqen e tij në “Facebook” ai shkruan se nisma ligjore është gati dhe se ata që keqtrajtojnë kafshët, i vrasin apo i përdorin për qëllime të tjera dënohen deri në 3 vjet burg. Saimir Tahiri Nisma ligjore do të shkojë në Parlament seancën e nësërme.

Më poshtë është postimi i ministrit dhe nenet përkatëse.

Dhuna ndaj kafsheve, duhet te mbaroje! Braktisja, keqtrajtimi, dhuna, plagosja, vrasja, konkurset e forces, luftimet ndermjet kafsheve, publikimi i foto e video, eksperimentet e paligjshme me kafshe, do propozoj te jene vepra penale te denueshme.

Pas qindra komunikimeve me shume qytetare lidhur me keqtrajtimin sistematik te kafsheve, pas sqarimeve te vazhdueshme mes pafuqise ligjore per te vepruar dhe indiferences se shume institucioneve, pas qindra foto e video ku dhuna e luftimet ndermjet kafsheve kthehen ne sipermarrje gangsterlleku a perfitimi, eshte e domosdoshme ndermarrja e nje nisme ligjore qe i jep fund vakumit normativ dhe torturave cnjerezore qe disa te papergjegjshem i shkaktojne kafsheve.

Deri me sot, nuk ka pasur asnje dispozite qe denon keqtrajtuesit e kafsheve. Duhet patjeter!

Mbase sot e ne vijim, do kete shume njerez qe do e konsiderojne te tepert. Disa do thone se Shqiperia ka probleme me te medha! Disa te tjere do thone te shohim njerezit nje here, pastaj kafshet.

Une mendoj te kunderten! Asnje problem tjeter, sado i madh, nuk mund te jete kurre justifikim aq sa te jemi indiferent ndaj dhunimit te kafsheve ne vendin tone. Me poshte, teksti qe do propozoj! Duhet ndihma e te gjitheve, per ta miratuar ne parlament ndaj shperndaje, thuaj tenden, nqs mendon se kafshet duhen respektuar e mbrojtur.

NISMA

Neni 1

“Keqtrajtimi i kafshëve”

1. Braktisja e kafshëve përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë.

2. Kushdo që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshe, apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në 6 muaj.

3. Kur si pasojë e veprimeve të kryera në pikat 1 dhe 2 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënohet me burgim nga 6 muaj gjer në 12 muaj dhe me gjobë nga 50.000 lekë gjer në 100.000 lekë.

Neni 2

Shfaqjet, konkurset dhe luftimi ndërmjet kafshëve

1. Shfaqjet dhe konkurset e jashtëligjshme ku marrin pjesë kafshë, dënohen me gjobë nga 20.000 deri në 50.000 lekë

2. Prodhimi, shpërndarja, shitja e botimi i imazheve të luftimeve ndërmjet kafshëve, me çdo mjet ose formë, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 200.000 lekë ose me burgim deri në 1 vjet.

3. Organizimi i luftimeve dhe veprimtarive të dhunshme me kafshët, dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.

4. Luftimi mes kafshëve që organizohet për qëllime përfitimi financiar dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lek

5. Nëse nga aktet e përcaktuara në pikën 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

Neni 3

Kryerja e eksperimenteve me kafshë

1.Kryerja e eksperimenteve të jashtëligjshme me kafshët dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë

Neni 4

“Përdorimi për qëllime përfitimi të lëkurës së kafshës”

1. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës së kafshëve shtëpiake, për prodhimin e artikujve prej lëkure, dënohet me burgim 2 vjet deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 500.000 lekë.

2. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës, pendëve apo pjesëve të tjera të trupit të kafshëve të shpallura specie të rrezikuara dënohet me burgim deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

Share: