Nga Erjona Rusi
Perballemi shpesh me arrogancen e pushtetit, por kurre s’me kishte ndodhur qe arroganca e parase qe ka blere dhe pushtetin te me rrezikonte edhe jeten.
Punonjes te policise rrugore cirreshin e bertisnin sot si te kishte ndodhur ndonje tragjedi ndersa na kerkonin te largoheshim sepse i kishim zene rrugen djalit te “Mbretit” qe sot martohet, duke na kerkuar te kalonim uren ne bulevard edhe pse ne anen e kundert vinin makina te tjera duke rrezikuar qe te benim aksident.
Eshte skandaloze qe policia e shtetit qe paguhet nga parate tona e duhet te me mbroje mua dhe cdo qytetar tjeter te ushtroje arrogance te tille dhe te vihet ne sherbim te nje njeriu qe nuk eshte as kryeministri, as presidenti im. Madje as kur kalojne keta te fundit nuk kam pare nje arrogance te tille!
Keshtuqe une sot kerkoj nje shpjegim si qytetare e jo si gazetare!
Me cfare te drejte bllokohet gjithe bulevardi? Me cfare te drejte ushtrohet presion e arrogance nga policia kur s’ka asnje shkelje ligjore?
Me cfare te drejte makina private perdorin tabelat e Ministrise se Brendshme? KJO NUK ESHTE ASPAK POLICIA QE DUA