Ne kuader te fushates se anetaresimeve dhe zhvillimit te zgjedhjeve ne strukturat lokale dhe qendrore, per te mberritur ne Kongresin e fundtetorit, LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike zhvilloi sot nje takim me disa dhjetra te rinj te cilet iu bashkuan kesaj Partie.
Kryetari i LDE Arian Galdini ne fjalen e tij pershendetese u uroi mireseardhjen ne Partine e tij dhe ndau me ta kete mesazh:
Ju sot i bashkoheni nje partie te re, e cila nuk eshte krijuar e as ekziston nga interesat meskine, e as nga llogarite banale e plackeberese. Fakti qe ju sot i bashkoheni LDE eshte tregues i karakterit tuaj. Juve nuk keni zgjedhur parti te medha, te strukturuara, me shume para, pushtete, mundesi karriere e perfitimesh.
Jo. Ju keni zgjedhur nje parti ne te cilen nuk perfitohet, por sakrifikohet. Ju keni zgjedhur nje parti nga e dila nuk mer e nuk perfiton asgje personale, por perkunderazi sakrifikon kohen, perkushtimin, mundesite personale per te ndertuar te mire publike.
Kjo lloj Partie eshte krejtesisht e pamendueshme ne realitetin shqiptar. Konsiderohet utopike. Por ja qe jemi. Jemi ketu, ekzistojme, konkuruam ne Diber ne krah te Opozites, do te konkurojme edhe ne 2017. Ne besojme se Shqiperia eshte ne nje moment ulerites dhe nevoje jetike qe Politika te rithemelohet si instrument sherbese dhe pergjegjshmerie.
Cka ndodhi ne Diber, ka qene per te gjithe ne, nje deshmi fatale, finale, e pangaterrueshme, se udha e imoralizimit dhe amoralizimit te politikes, do te na coje ne asgjesimin e zgjedhjeve dhe te demokracise. Horrat, bandat, kanabisi dhe pushtetet do ti vendosin rezultatet ne tavoline me para ne dore dhe centrifuga trysnie ne cdo qelize te shoqerise. Dibra duhet analizuar mire dhe me shume imtesi.
Ama, Dibra nuk eshte fataliteti i Opozites. Askush nuk mund ta perdore sot Dibren si platforme luftrash te brendshme ne PD a Opozite, as si rivendikime a kontestime ndaj lidershipit te Lulzim Bashes.
Ne Diber te gjithe ne, njohem me te keqen e gjithckaje kemi gatuar, lejuar apo shperfillur ndersa ndodhte. Duhet te reflektojme thelle e te korrektojme rrenjesisht mesazhin, strategjine dhe strukturen tone si Opozite. Lulzim Basha eshte lideri i duhur. Une besoj tek lidershipi i tij. Por dua qe ai te na lejoje tia themi te verteten e hidhur mbi gjithcka ndodhi ne Diber. Ne humbem ne Diber, jo vetem pse kundershtaret tane ishin shume te keqinj, por edhe sepse ne nuk mundem ta bejme te dukshme me te miren tone.
Opozita duhet te shkundet nga themelet. Koalicioni Opozitar duhet te funksionoje e kordinohet si nje strukture a mekanizem konsultimi, bashkerendimi dhe bashkeorganizimi. Opozita duhet te kete kurajo dhe fuqi qe te hapet per me te miret dhe me te merituarit e shoqerise shqiptare.
Nuk mund te mbyllemi ne vetvete. Une jam i pari qe jam i gatshem te largoj fytyren time nga fotoja e Kryetareve te Partive Opozitare, vetem e vetem qe te hap rruge per me te miret dhe me te merituarit. Do te rritemi si Opozite, vetem nese bashkohemi, hapemi dhe clirojme energjite me te mira te shoqerise shqiptare. Shqiperise se Kanabisit, nuk mund ti kundervihemi me ceta votembrojtese. Shqiptaret nuk kane nevoje qe neve tu mbrojme voten. Shqiptaret kane nevoje me se pari qe neve tu mbjellim shpresen dhe besimin qe tek ne gjejne e shprehin me te miren.
Ne si LDE keshtu e mendojme dhe besojme. Sot eshte koha per nje riperteritje totale te gjithckaje ne si Opozite kemi bere e duhet te bejme. Moralin do ta gjejme tek hapja per me te miret e me te merituarit. Shpresen dhe besimin do ta mbjellim vetem me me te miret e me te merituarit. Qe ne ti mbrojme votat, ne duhet ti meritojme ato me se pari. Sepse nje vote qe shitet e blihet, nuk eshte vote e jona, por mall konsumi. Votat tona jane vetem ato qe jepen me zemer, mendje e vullnet te lire. Te tilla vota meren vetem me merite e shprese. LDE i ben thirrje Lulzim Bashes dhe PD qe te mblidhet sa me pare Tryeza e Koalicionit Opozitar.
Te bashkohemi, te kordinohemi, te bashkerendohemi, te bashkeorganizohemi per luften totale kunder Shqiperise se Kanabisit dhe Shitblerjes se Votes. Te bejme edhe nje beteje te larte ndergjegjesore per ta ndryshuar radikalisht, thelbesisht Kodin Elektoral, qe votat te shenjterohen e mbrohen me ligj. Kodi i ri zgjedhor te pasqyroje te gjithe kete beteje e nevoje qytetare per te ndalur njehere e pergjithmone cenimin, tjetersimin, trysnimin, joshjen dhe shitblerjen e votes.
Qe PD ta beje kete, duhet te mendoje per nje cast si qytetari i dobet, e jo si Partia e madhe. Ne si LDE jemi ne krah te PD dhe besojme plotesisht tek lidershipi i Lulzim Bashes.