Home KRYESORE Parlamenti dhe Meta, aktore kyc te diplomacise shqiptare

Parlamenti dhe Meta, aktore kyc te diplomacise shqiptare

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Per here te pare mbas nje tranzicioni 25-vjecar Parlamenti i Shpiperise krahas veprimtarise shume te suksesshme per miratimin e reformave ne legjislativ po i prine edhe veprimtarise diplomatike te vendit.

Ne kushtet e nje diplomacie ekzekutive te dobet, pa vizion te qarte dhe pa veprimtari dinamike, iniciativen diplomatike te Shqiperise po e udheheq Parlamenti i vendit.

Diplomacia parlamentare po luan si lojtar kyc, me vizion te qarte, me plan veprimi dinamik ne hapsira te gjera gjeopolitike dhe ne rrafshe dypaleshe dhe shumepaleshe. Ne krye te diplomacise parlamentare qendron Kryeparlamentari Ilir Meta.

Diplomacia parlamentare ne demokraci

Ne sistemin demokratik parlamenti perfaqeson pushtetin legjislativ te deleguar nga vota e popullit. Si i tille parlamenti barte pushtetin e sovranit. Ky pushtet ushtrohet ne politiken e brendshme dhe ne politiken e jashtme.

Pergjate tranzicionit demokratik te Shqiperise legjislaturat e parlamentit kane qene te fokusuara ne agjendat e brendshme legjislative, duke anashkaluar misionin shume te rendesishem te veprimtarise se tyre nderkombetare.

Veprimtarite qe kane ndermarre legjislativet e Shqiperise kane qene kryesisht ato te delegacioneve parlamentare ne asamblete parlamentare te organizatave nderkombetare si Unioni Parlamentar Boteror, OKB, NATO, OSBE, KE etj.

Per here te pare ne legjislativin shqiptar mbas vitit 2013 shohim luajtjen e rolit kyc diplomatik te Shqiperise nga Parlamenti Shqiptare. Diplomacia parlamentare po vepron gjeresisht, ne menyre dinamike, permes terheqjes se partnereve te rendesishem ne Tirane si dhe duke levizur ne menyre permanente edhe ne qendra nderkombetare per interesat e vendit.

Agjende te pasur

Diplomacia parlamentare ka performuar me nje agjende shume
te pasur.

Se pari, ne qender te takimeve kane bashkepunimet parlamentare, krijimi i grupeve miqesore ne legjislativet e huaja, nxitja e lobimeve per mbeshtetjen e Shqiperise, krijimi i urave komunikative me grupe te ndryshme politike mazhorancash e opozitash, kembime modelesh legjislative dhe modelesh institucionale.

Se dyti, agjenda e diplomacise parlamentare ka pasur ne fokus promovime politikes se jashtme te Shqiperise per permiresimin e reputacionit nderkombetar te vendit. Diplomacia parlamentare ka shume me teper mundesi, me teper gjitheperfshirje politike dhe sfere me ndikimi mbi aktoret shteterore dhe jo shtetetor per influencim opinional ne nivele lokale, kombetare, rajonale e globale lidhur me imazhin nderkombetar te vendit.

Se treti, diplomacia parlamentare e Shqiperise ka mbajte ne qender te agjendes diplomatike bashkepunimin strategjik me Kosoven si dhe perkujdesjen e vecante per shqiptaret ne Maqedoni, Mal te Zi, ne Luginen e Presheves ne Serbi. Ne kete kontekst diplomacia parlamentare ka rritur shume vemendjen per emigrantet e rinj dhe diasporen e vjeter, me synim ndihmen ndaj tyre dhe integrimin me te mire me shtetin ame.

Se katerti, diplomacia parlamentare e Shqiperise ka vene ne agjenden e saj perballjen me sfidat me te medha ne nivelet me fqinjet perreth, me nen-rajonin e Ballkanit Perendimor si dhe me Rajonin e Euro-Mesdheut. Politikat e fqinjesise se mire, te bashkepunimit ne fusha me interes se ndersjellte, te projekteve te perbashketa, te nxitjes se integrimit kane qene dhe mbeten ne dosjen diplomatike te Parlamentit Shqiptar.

Se pesti, diplomacia parlamentare e Shqiperise ka vene ne agjende prioritare sfidat me te mprehta Euro-Atlantike dhe globale. Lufta kunder terrorizmit, krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme dhe droges, korrupsionit e keq-qeverisjes kane qene pjese e bisedimeve, dialogut e negociatave ne te gjitha takimet e larta diplomatike parlamentare.

Se gjashti, diplomacia ekonomike ka terhequr shume vemendjen e Parlamentit Shqiptar. Ne menyre te vecante ne takimet bilaterale me shtete partnere dhe te zhvilluara diplomacia parlamentare ka ditur te promovoje mire ekonomine shqiptare, vlerat, burimet dhe atraktivitetet e saj per te terhequr investimet huaja ne vend.

Prioritizimi partnereve

Diplomacia parlamentare shqiptare e kryesuar nga Kryeparlamentari Ilir Meta brenda nje kohe te shkurter ka prioritizuar partneret me te rendesishem per Shqiperine. Zgjedhja e qendrave te bashkepunimit nderparlamentar eshte bere bazuar ne nje strategji te qarte, vizionare dhe pragmatike, dypaleshe dhe shumepaleshe.

Nder qendrat partnere dypaleshe ShBA kane dhe mbeten ne krye te listes. Vete Kryeparlamentari Meta ka realizuar gjate vitit 2016 shume vizita te niveleve te larta me legjislativin dhe ekzekutivin e ShBA. Keto vizita kane fuqizuar miqesine dhe bashkepunimin midis Shqiperise e ShBA, sidomos midis Parlamentit Shqiptare dhe Kongresit dhe Senatit te ShBA dhe kane nxitur lobime me interes te larte kombetar.

Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe jane konsideruar partnere prioritare nga diplomacia jone parlamentare. Kryeparlamentari Meta ka pritur ne Tirane dhe nga ana e tij ka vajtur ne keto shtete per thellimin dhe zgjerimin e bashkepunimit nderparlamentare. Keto vizita kane pasur ndikim shume pozitiv ne poliken e jashtme te Shqiperise.

Nder partneret prioritar diplomacia parlamentare e Shqiperise ka pasur dhe ka organizatat nderkombetare, me struktura perfaqesimi parlamentar, strategjike per Shqiperine, NATO dhe BE.

Nepermjet aktivizimit te udheheqjes se Parlamentit me komisionet parlamentare dhe grupet politike, Kryeparlamentari Meta ka shfrytezuar multilateralizmin per gjithperfshirje te aktoreve politik te brendshem, mazhorance dhe opozite ne marredheniet dhe bashkepunimin nderkombetar.

Kryeparlamentari si diplomat

Ne kete rol te ngritur e dinamik te diplomacise parlamentare te Shqiperise meriten kryesore e ka Kryeparlamentari Ilir Meta. Natyrisht pervoja e Metes si minister i jashtem nga me te suksesshmit te tranzicionit shqiptar ka luajtur rol te rendesishem. Por edhe vete profili i Metes ka format diplomati. Natyra e qete, artikulimi i qarte kombetar e nderkombetar, komunikimi i thjeshte publik e mediatik, aftesite profesionale negociuese, kultura protokollare e ceremoniale e bejne Kryeparlamentarin Meta nje diplomat te spikatur ne krye te Parlamentit te Shqiperise.

Nga ana e tjeter, pervoja e gjate politike e Kryeparlamentarit Meta si kryeminister, nenkryeminister, minister ne disa dikastere dhe si kryetar i nje prej tre partive kryesore politike te vendit, LSI e bejne z. Meta nje njohes shume te mire te politikes, ekonomise, financave brenda vendit si dhe te sistemit dhe marredhenieve marredhenieve te kohes sone.

Share: