Home KRYESORE Deputeti Keta: Besoj fort se Lulzim Basha beri gjene e duhur ne...

Deputeti Keta: Besoj fort se Lulzim Basha beri gjene e duhur ne Dibren

Nga Roland Keta

Sot kam pare fatkeqesisht qe shum mediat prane qeverise na kishin ndare ne grupe pro dhe kunder Bashes.

E para. Une kam qene cdo dite ne fushate ne Diber. Zona ime ishte Selishta e mbushur me droge dhe roje te ardhura anekend vendit per ta mbrojtur ate. Presioni ndihej kudo, parate u derdhen lume vetem e vetem qe Edi Rama te krekosej sot si gjeli ne maje te plehut.

Por sot Edi Rama ka sfiduar popullin opoziten partneret nderkombetare ka sfiduar cdo vend partner qe beson se vota e lire eshte themeli i demokracise.

Edi Rama i varferoi dibranet per tu blere me pas varferine sic beri me 11 shtator, sic u faktua me ze dhe figure nga mediat kombetare dhe lokale. Sfida e cdo shqiptari e opozites e PD, deputeteve te saj dhe e Lulzim Bashes eshte tu ktheje shqiptareve besimin te vota dhe ta nxjerre ate nga tregu ku e ka fut Edi Rama.

Ky eshte grupi ku une bej pjese. Sepse une besoj fort se Lulzim Basha beri gjene e duhur ne Dibren veproj drejt dhe i faktoj cdo qytetari, cdo analisti, cdo partneri se si Edi Rama i trajton zgjedhjet. Ky ishte testi se me Edi Ramen nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme. Vetem ata qe mendojne si Edi Rama e gjejne fajin te opozita.

Share: