Home KRYESORE Vëllai i deputetit të LSI-së blen klubin Luftëtari… për 3 milionë lekë

Vëllai i deputetit të LSI-së blen klubin Luftëtari… për 3 milionë lekë

Klubi i futbollit të Luftëtarit është shitur për 3 milionë Lekë të reja nga Bashkia e Gjirokastrës. Miratimi i kalimit në shoqëri aksionere është bërë vetëm me votat e këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak.

Ndërkohë që këshilltarët e djathtë kanë kundërshtuar për mungesën e transparencës dhe për vlerën e ulët me të cilën do të blihen 75% e aksioneve të klubit, vetëm 30 milionë lekë të vjetra.

Këto aksione do të blihen nga Grigor Tavo, vëllai i deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo. Tavo është aktualisht edhe një prej donatorëve kryesorë të klubit gjirokastrit. 25% e aksioneve të klubit do t’i mbeten në pronësi Bashkisë Gjirokastër./LAPSI.AL/

Share: