Home KRYESORE Pakti që liroi pilotin italian te Ishmit… Dikush tall…, por nuk kuptohet...

Pakti që liroi pilotin italian te Ishmit… Dikush tall…, por nuk kuptohet nese piloti me prokurorini apo kjo me opinion…

Piloti i avionit “Piper” që u rrëzua dy ditë më parë në Ishëm u lirua, por statusi i tij është ende i paqartë. Pavarësisht se ka pranuar qëllimin e vizitës së tij, që ishte njohja e terrenit për organizimin e trafikut të drogës, organet e drejtësisë nuk e kanë arrestuar 69-vjeçarin Guido Guidi, në këmbim të dëshmisë dhe emrave të porositësve të drogës. Burime të policisë thanë dje për “Gazetën Shqiptare” se mendimi apo qëllimi për kryerjen e një krimi nuk përbën shkak për prangosjen e një individi. “Ideimi apo mendimi i një vepre penale nuk përbën shkak për arrestimin e një shtetasi”, thanë burimet nga Policia e Shtetit.

Nga ana tjetër, prokuroria po përpiqet t’i japë 69-vjeçarit statusin e të penduarit në mënyrë që ai të përfitojë mbrojtje juridike, por edhe që dëshmia e tij për “të fundosur” persona të tjerë të merret parasysh nga gjykata. Prokuroria e Krimeve të Rënda është treguar e rezervuar në komunikim dhe ajo po heton grupin që mori në pyetje Guidin, pasi dyshohet se prej tyre ka rrjedhur në publik informacioni për linjën e trafikut.

RREFIMI I PILOTIT

Pakti me prokurorët e Krimeve të Rënda që çoi në lirimin e pilotit italian vetëm pak orë pas shoqërimit të tij, ka qenë pikërisht identifikimi i porositësve të drogës. 69-vjeçari Guido Guidi, u ka treguar hetuesve emrat e shqiptarëve porositës të drogës në Milano dhe atyre në Shqipëri. Dy prej anëtarëve të bandës së trafikut të drogës, shtetas italianë, i ka sjellë nga Milano në Bari, dhe aty i ishin dorëzuar hartat e pistës në Ishëm, ku edhe mbërriti me avion, për të testuar këtë pistë. Ky pohim i pilotit para prokurorëve faktoi edhe akuzat e ngritura nga ana e tyre pas uljes së detyruar të avionit në Ishëm, edhe pse në mjetin fluturues nuk u gjet drogë. Por, bazuar sërish në dëshminë e pilotit, droga do transportohej në një kohë tjetër, ndërsa këtë herë ai ndodhej në Ishëm për të testuar pistën.

Por këtë të premte, piloti i avionit në orën 02:00 të mëngjesit është kthyer te avioni i tij, i shoqëruar me një patrullë policie dhe agjentësh, ku mori GPS-në si provë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Gjatë kontrollit fillestar që policia bëri në pjesën e brendshme të avionit, nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm, si drogë. Mësohet se brenda mjetit fluturues janë gjetur disa dokumente personale të pilotit Guido Andrea Guidi, manuali i përdorimit të avionit dhe disa shishe me ujë.

“Do t’ju tregoj emrat e porositësve dhe të atyre që do jepnin drogën, por më lini të lirë. Këtë herë erdha të testoja pistën, por nuk jam paguar për këtë fluturim”, mësohet të jetë shprehur Guido Guidi.
Pronarët e tokës kanë thënë se tokën ua kishin dhënë me qira afatgjatë personave që e kishin kërkuar atë. Personat që e kishin marrë me qira kishin bërë me dije se do të ndërtonin një pistë hipizmi, dhe për këtë arsye do të sheshonin tokën që të garonin me kuaj./GSH

Share: