Nga Majlina Bregu
Per te rinjte si Marseli qe jane rritur duke besuar se Shqiperia nuk duhet braktisur, por duhet ndryshuar duke filluar nga vetja e duke ndertuar shpresen se e ardhmja e tyre nuk kalon nga parcela e kanabisit.
“Jam nje i ri Shqiptar, qe bashke me familjen time e kemi perballuar jeten ketu ne shqiperi, me ulje edhe ngritje, me pune ose pa pune. Me kane mesuar vleren, besen dhe vyrtytet e mira shqiptare, me dhuruan deshiren per te deshiroja Shqiperine.
Kam kuptuar qe jeta politike eshte bere si biznes, njerez qe zgjidhen per faktin e mbrojtjes se biznesit. Vertet qe edhe ne vendet e tjera te botes ndodhin keto, por ne shqiperi eshte nje numer i madh deputetesh te paafte.
Shqiperia jone e mjere, duam rini, qe familja eshte perparesia e saj. Qe nuk le familjen per lakmite e kesaj bote. Rini te vendosur e te perkushtuar! Qe nuk mashtrohet e as nuk lejon te genjehet. Qe nuk ndjek turma. Rini qe sheh e dallon. Jo te verber e te shurdher.
Ajo rini qe nuk pret as nuk shpreson te ledhatohet! Rini e paster dhe krenare. Mbi kete ndertohet e ardhmja e nje shoqerie, e nje populli. Jo ajo rini qe ndjek dhe jeton epshet e saj.
Une dua te zgjedh krahun tim politik, e me vjen keq qe shpeshhere shikoj qe mbizoteron paaftesia e ndihem i turperuar per te zgjedhur.
Duhet reforma ne partite politike, duhet reforma ne arsim, jo ne arsim per te rritur tarifat edhe per ti lene pa shkolle nxensit qe skane mundesi. Duhet reforme qe nga klasa e 1, duhet reforme tek botimi librave, duhet reforme tek zgjedhja e mesuesve. Duhet te motivohet nxenesi, duhet treguar rruga e suksesit edhe jo ti thuash ti nuk di, ti nuk di, ti nuk di, kjo te ben te ndihesh i paafte edhe te iken deshira per te mesuar.
E me vone te behet reforma ne drejtesi, kur mos te ekzistojne politikane kriminela, perdorues te droges.
Me vjen keq qe jemi ne kete gjendje, ma mesuan gjuhen shqipe me shume deshire, me dhane maksimumin, me treguan se te jesh shqiptare duhet te ndihesh krenar, e kush tjeter me shume se prinderit. Se ata nuk duan te tradhetojme Shqiperine me nje vend tjeter te botes.
Nuk jane kto zgjidhjet e problemeve te shqiptareve, politika vazhdon hapat nga fundi, nga gjerat jo shume te domosdoshme.”