Shpejtësia vret, shpejtësia të bën të gabosh. I tillë është edhe rasti i këtij polici, i cili në përpjekje për t’i vendosur gjobë drejtuesit të një mjeti për parkim të gabuar në rrugën ‘Myslym Shyri’ në Tiranë, ka bërë një gafë me vitin…
Qytetari ka dërguar pranë “BalkanWeb”, një foto nga gjoba, ndërsa shton se kur ka shkuar ta paguaj, ajo nuk rezultonte në sistem, pasi figuron e vendosur në 2017-ën, vit nga i cili na ndajnë edhe pak muaj. Çfarë duhet të bëjë në këtë rast drejtuesi i mjetit? Mos vallë duhet të presin 2017-ën që të paguajë gjobën?