Home KRYESORE Bota muslimane me pak zhvilluar nga Perendimi nga mbyllja e grave në...

Bota muslimane me pak zhvilluar nga Perendimi nga mbyllja e grave në shtëpi?

Nga Capajev Gjokutaj

Gjatë mesjetës vendet islamike e linin pas Europen e krishterë. Jo vetëm në organizimin ushtarak dhe shtetëror, por edhe në shumë fusha të dijes dhe të shkencës, madje edhe për tolerancën fetare.
Kjo është një nga tezat bazë të librit ‘Ku eshtë gabuar?’ të Bernard Lewis, autoritet në studimin e historisë arabe dhe islame.
Si shpjegohet që, në periudhën moderne Perëndimi e përmbysi këtë situatë dhe krijoi supermaci thuajse në të gjitha fushat?

Çfarë nuk shkoi mirë në botën arabe dhe islame?

Këtyre pyetjeve rreket t’u japë përgjigje Lewis dhe gjen një varg shkaqesh. Po sjell shkurt vetëm njerin prej tyre.

Mbyllja e grave në shtëpi, përjashtimi i tyre nga veprimtaritë ekonomike dhe shoqërore. Kjo i heq botës islame energjinë, kontributin dhe talentin e gjysmës së popullsisë.

Problemi bëhet më i mprehtë nga që edukimi i gjithë qytetarëve të ardhshëm, vajza a djem qofshin, mbetet në duar nënash analfabete dhe të shtypura, në disa nga vitet më gjurmëlenëse.

Një edukim i tillë, thonë përkrahësit e kësaj teze, brumos individë arrogantë dhe të nënshtruar, jo fort të aftë që të jetojnë në një shoqëri të lirë dhe të hapur.

Share: