Home KRYESORE Pas kritikave, Tony Blair heq dorë nga konsulenca për qeveritë

Pas kritikave, Tony Blair heq dorë nga konsulenca për qeveritë

Ish-­Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka deklaruar se do të mbyllë firmën e tij të konsulencës, punë në të cilën u fokusua pas largimit nga detyra.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij. Blair thotë se një shumë substanciale të parave do t’i dhurojë për organizata jo fitimprurëse. Tony Blair ka marrë shumë kritika mbi fitimet që ka siguruar kryesisht nga ofrimi i konsulencës për qeveri të huaja dhe firma shumëkombëshe.

Blair ka sqaruar se puna e tij tashmë do të fokusohet tek ato jofitimprurëse.

Ish­kryeministri britanik që ka punuar dhe si konsulent për qeverinë shqiptare, është kritikuar për ofrimin e këshillave për regjimin në Kazakistan sesi të përballonin masakrën mbi civilët nga punonjësit e sigurisë. Gjithashtu, Blair ka ndihmuar dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Pasuria e Blair përllogaritet që arrin në 80 milionë paund.

Share: