Policia e Tiranës ka marrë sot një njoftim për vendosje eksplozivi në një automjet tek parkingu i Drejtorisë së Patentave në Kashar. Shtetasi E.B pretendoi se i kanë vendosur tritol poshtë makinës.
“Në vëndngjarje Shërbimet e Policisë kanë marrë masat e sigurisë, gjithashtu ekspert xhenier, po bëjnë kontrollin e imtësishëm të mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Por pas verifikimeve të policisë rezultoi se në automjet nuk ishte vendosur lëndë eksplozive./Lapsi.al