Home KRYESORE Ambasada italiane për avionin e rënë në Ishëm

Ambasada italiane për avionin e rënë në Ishëm

Ambasada italiane në Tiranë deklaron se avioni i rrëzuar në Ishëm nuk do të lëvizet pasi është i konfiskuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ajo i ka kthyer përgjigje“Klubit Savona”, i cili ka në pronësi avionin tip “Piper Pa-32”, që u rrëzua në Ishëm.

“Ambasada është në kontakt me organet kompetente shqiptare për të marrë informacion të detajuar në lidhje me situatën e zotit Guido Andrea Guidi. Sa i përket procedurave për kthimin e avionit, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, na tha se avioni është i konfiskuar deri në përfundimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane.

Share: