Home KRYESORE Ballauri : Kemi 60 mijë firma të mbledhura kundër importit të plerave

Ballauri : Kemi 60 mijë firma të mbledhura kundër importit të plerave

Mes optimizmit dhe pesimizmit, Elsa Ballauri, përfaqësuese e shoqërisë civile, pjesë e protestës kundër importit të plehrave, që po zhvillohet përballë sallës së seancës plenare të kuvendit të Shqipërisë, tha se shqiptarët nuk e duan ligjin për importin e mbetjeve.

“Mjedisi është tejet i rëndësishëm për shëndetin tonë. Duhet të sensibilizohemi të gjithë. Jemi këtu dhe jemi gati të qëndrojmë gjatë. Sot nuk duhet të votohet ky ligj.

Ne po mbledhim firmat dhe deri më tani janë 60 000 të tilla, por do vijojmë të mbledhim edhe të tejra. Ky ligj nuk duhet të kalojë në asnjë mënyrë”, tha Ballauri, që me pesimizëm shtoi se nga eksperienca e saj ka mësuar se po erdhi deri në këtë pikë ligji, ai votohet.

Ballauri në prononcimin e saj për mediat u shpreh se faji për këtë i është i atyre personave që janë indiferentë. “Kjo është një nga ato ditë dhe ky është një nga ato momente ku të gjithë duhet të protestojmë, të gjithë të lajmërojmë njëri tjetrin e ti lëmë kafet, pasi mjedisi ku ne jetojmë po rrezikohet”, tha Ballauri/360grade.al

Share: