Home KRYESORE Shoqata e Bashkive: Fondi i Zhvillimit të Rajoneve nuk nevojitet

Shoqata e Bashkive: Fondi i Zhvillimit të Rajoneve nuk nevojitet

Ne mbledhjen e fundit te krereve drejtues te Shoqates se Bashkive ne Republiken e Shqiperise sulmohet puna e Fondit te Zhvillimit te Rajoneve duke e cilesuar ate te panevojshem dhe servil ndaj pushtetit qendror. Ata e cilesojne ate si hallka abuzive, te kushtueshme dhe te panevojshme!

Me poshte kerkesat qe Kryetarët e bashkive i parashtrojnë Qeverisë.

a. Nga veprimtaria e deritanishme me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, kryetarët vazhdojnë të jenë të bindur se ky mekanizëm nuk duhet të ekzistojë më bazuar dhe në absurditetin që ky mekanizëm mbart, ku bashkitë konkurrojnë për fonde për funksionet e tyre. Shuma e akorduar në këtë Fond duhet tu shpërndahet direkt 61 bashkive në totalin e granteve të pakushtëzuara duke filluar nga viti 2017.

b. Garantimin e mbështetjes së nevojshme financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara pas reformës administrativo-territoriale në respekt të parimit të mjaftueshmërisë financiare sanksionuar në Kushtetutë dhe Ligjin 139/2015.

c. Ndarjen e transfertave dhe fondeve për investime, bazuar në kritere objektive dhe renditjen prioritare të nevojave të Bashkive, bazuar në kushtet ekonomike, në nevojat e infrastrukturës, per nje zhvillim të integruar duke respektuar kriteret ligjore të shperndarjes së burimeve financiare mes njësive të vetëqeverisjes vendore;

d. Marrjen menjëherë të masave të nevojshme që Bashkitë, Njësi të qeverisjes vendore, të prekura nga riorganizimi, të funksionojnë normalisht, sipas ligjit, duke shlyer detyrimet e mbartura nga ish njesitë administrative (ish komunat), për të garantuar kryerjen e shërbimeve bazë publike për popullatën përkatëse për periudhën tranzitore;

e. Konsultimin me Bashkitë për sa i përket analizimit të mjaftueshmërisë dhe stabilitetit të burimeve financiare të tyre për arritjen e qëllimeve të përcaktuara në Ligjin Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

f. Dhe pse ka pasur përpjekje, ende nuk është finalizuar puna për hartimin dhe miratimin e Ligjit “Për financat vendore”, i cili do t’i jepte zgjidhje shumë problemeve të sistemit të financimit të qeverisjes vendore.

Share: