Home KRYESORE Dalin dokumentat/ Si e ka vënë pasurinë Edi Rama dhe deputet e...

Dalin dokumentat/ Si e ka vënë pasurinë Edi Rama dhe deputet e tjere

Open Data Albania ka renditur Deputetët e Kuvendit sipas vlerave për të ardhura të deklaruara për vitin 2015. Deputetët janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive dhe konfliktit të interesit. Deputetët duhet të dorëzojë në fillim viti një Deklaratë ku bëhen të ditura të ardhura, shtesa apo pakësim të pasurisë për dymbëdhjetë muaj të vitit të fundit.Në hulumtimin e ODA është bërë renditja dhe kategorizimi sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2015. Deklarimet e detajuara janë në rubrikën Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania. Transparenca dhe kontrolli publik përmes publikimit në format të mirë strukturor bëhet si pjesë e aktiviteteve të Programit Para Pushtet dhe Polikë (MGP).

Deputeti më i paguar për punë si deputet dhe të tjera angazhime profesionale, gjatë vitit 2015 rezulton zoti Anastas Angjeli, i cili ka të ardhura nga Kuvendi në vlerën dy pikë gjashtë milionë lekë, dhe të ardhura nga mësimdhënie në universitete jo publike rreth dy pikë nëntë milionë lekë.

Njëqind e katër deputetë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit.  Ndërsa pjesa tjetër kanë dhe të ardhura nga paga dhe shpërblime edhe në detyra të tjera si anëtarë të Këshillit të Ministrave apo pranë institucioneve të edukimit universitar.

Per me shume klikoni KETU 

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending data Albania
Komentet dhe Analiza: ODA

Njëmbëdhjetë Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë deklarojnë se kanë përfituar bonuse në vitin 2015. Vlerën më të madhe të të ardhurave nga bonuse e ka deklaruar Alban Zeneli, i cili ka përfituar tre pikë dy milion lekë  me Vendim të Këshillit të Ministrave si pagesë për shpenzime për mjekim.Per me shume klikoni KETU

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending data Albania
Komentet dhe Analiza: ODA

Anastas Angjeli dhe Edlira Cekrezi janë deputetët e vetëm që deklarojnë Të ardhura si Këshilltarë apo Anëtarë Bordesh për vitin 2015.

Per me shume klikoni KETU

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending data Albania
Komentet dhe Analiza: ODA

Të ardhurat nga interesa nga depozita bankare, letra me vlerë dhe obligacione është një tjetër formë përfitimi të ardhurash. Janë tridhjetë e tre deputet që deklarojnë të ardhura të vitit 2015 nga ky burim. Deputeti me vlerën më të lartë të këtyre të ardhurave është deputeti Ben Blushi, i cili deklaron të ardhura nga obligacione në vlerën 2 437 986 lekë. Zonja Liljana Elmazi dhe zoti Genc Ruli pasojnë listën.

Per me shume klikoni KETU

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending data Albania
Komentet dhe Analiza: ODA

Të ardhura nga interesa nga depozita bankare, tituj dhe obligacione për Deputet të Kuvendit, Viti 2015

Vlera ne Leke

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending data Albania
Komentet dhe Analiza: ODA

Dyzetë deputetë të Kuvendit përfitojnë të ardhura nga qiratë. Deputeti që ka përfituar më shumë të ardhura nga qiratë është Astrit Veliaj me njëzet e pesë pikë shtatë milionë lekë. Piro Kapurani gjithashtu ka përfituar një vlerë të konsiderueshme si të ardhura nga qiratë, përkatësisht trembëdhjetë pikë tre milionë lekë. Pesëmbëdhjetë deputet rezultojnë me të ardhura nga qiratë më të larta se të ardhurat e pagës pranë kuvendit.

Per me shume klikoni KETU

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending data Albania
Komentet dhe Analiza: ODA

Tek kategoria të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje rezulton deputeti Tom Doshi në krye të listës me njëqind e njëmbëdhjetë milionë lekë të ardhura nga bizneset. Eduard Selami deklaron të ardhura ne vlerë pesëdhjetë e gjashtë mijë dollarë amerikan  nga një biznes në SHBA dhe Dashamir Peza deklaron të ardhura nga biznesi prej dy pikë katër milion lekë. Të tjerë deputet kanë të ardhura të sipërmarrjeve, bizneseve dhe ndarje e dividendëve, por ato janë të kategorizuara si të ardhura të personave të familjes.

Per me shume klikoni KETU

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending data Albania
Komentet dhe Analiza: ODA

Publikimet dhe e Drejta e Autorit, janë një tjetër mënyrë përfitimi të ardhurash. Edi Rama kryeson listën e kësaj kategorie me dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë lekë, të ardhura nga krijimtaria e tij artistike shitur dhe arkëtuar në vitin 2015. Kjo vlerë është përfituar nga shitja e librit “Kurban” gjatë këtij viti, si dhe nga shitje të veprave artistike.

Kryeministri njëkohësisht deputet ka specifikuar se kjo është vlera neto e përfituar pasi janë zbritur tatimet mbi të ardhurën personale. Ben Blushi  mban vendin e dytë në renditje me  dy milion lekë të ardhura. Një vit më parë 2014, shitjet e librave për Ben Blushin garantuan pesë milion lekë të ardhura përmes UET dhe Fondacionit për Liri Ekonomike.

Per me shume klikoni KETU

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending data Albania
Komentet dhe Analiza: ODA

Renditja e deputetëve sipas të ardhurave më të larta të personave të familjes, kryesisht bashkëshortë apo partnerë e kryeson zoti Anastas Angjeli, pasi zonja Greta Angjeli ka siguruar gjatë 2015 të ardhura vetëm nga punësimi pranë AAEF vlerën njëqind e njëzet e pesë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër dollarë. Familja Angjeli kryeson në renditjen sipas kategorisë të ardhura nga persona të familjes së deputetit, pasuar nga familja Berisha, familja Ruci dhe familja Dokle.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare për Deputet të Kuvendit, Viti 2015

Per me shume klikoni KETU

Vlera ne Leke


Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending data Albania
Komentet dhe Analiza: ODA

Sa i takon pagave për bashkëshortët apo partnerët lista e kryesuar nga zonja Angjeli pasohet nga bashkëshorti i deputetes Olta Xhacka zoti Artan Gaçi, njëkohësisht deputet, dhe pason me zotin Florion Mima e zonjën Mimoza Hafizi. Kryeministri mban renditjen me numër 14 sa i takon të ardhurave nga bashkëshortët e deputetëve, duke mbetur pas anëtarëve të grupit të tij parlamentar si Klodiana Spahiu apo Taulant Balla.

Të ardhura të personave  Bashkeshorti/Bashkeshortja për Deputet të Kuvendit, Viti 2015

Vlera ne Leke

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending data Albania
Komentet dhe Analiza: ODA

Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë, është një tjetër burim të ardhurash për deputetët e Kuvendit. Këto të ardhura janë kryesisht hyrje që vinë nga shitja e pasurive apo detyrime të tjera kontraktore. zoti Omer Mamo, deputet i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet kryeson renditjen për këtë kategori. Në këtë renditje na shfaqet edhe çifti o deputetëve Meta dhe Kryemadhi, renditur në pozicionin numër tetë, të cilët kanë deklaruar gjatë vitit 2015 hyrje në llogari për një shitje apartamenti të realizuar që në vitin 2014.

Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë për Deputet të Kuvendit, Viti 2015

Per me shume klikoni KETU

Vlera ne Leke

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending data Albania
Komentet dhe Analiza: ODA

Shtatë deputetë të Partisë Socialiste Dade, Ruci, Baraj, Shalsi, Xhafaj dhe Brace kanë përfituar të ardhura nga një Vendim Gjyqësor ku ata kanë paditur institucionin e Kuvendit për ndalesa nga paga gjatë ushtrimit të detyrës së deputetit mandati i mëparshëm (përpara vitit 2013). Këtë vendim e kanë fituar edhe të tjerë deputet socialist të cilët kanë preferuar ta deklarojnë së bashku me pagën.

Të Ardhura nga Vendim Gjyqësor në favor të kthimit të ndalesave të pagës për Deputet të Kuvendit, Viti 2015 

Per me shume klikoni ketu

Vlera ne Leke

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending data Albania
Komentet dhe Analiza: ODA

Në përfundim duke përllogaritur të ardhura totale të deklaratës së secilit deputet, ku përfshihen të gjitha kategoritë e sipër shënuara e njëkohësisht të ardhurat e personave të familjes në detyrim për deklarim, rezulton që renditjen e kryeson zoti Tom Doshi pasuar nga zoti Anasatas Angjeli dhe zoti Sali Berisha.

Per me shume klikoni KETU

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending data Albania
Komentet dhe Analiza: ODA

Në përllogaritje të ardhurat apo të hyrat e deklaruara për vitin 2015, deklarimet në valutë të huaj janë konvertuar në monedhën lekë shqiptar sipas kursit mesatar vjetor për 2015 nga Banka e Shqipërisë. Çdo kategorizim dhe renditje përkon me pasuri të shtuara gjatë vitit 2015 dhe jo me tërësinë e pasurisë së deklaruar nga deputetët. Të detajuara këto të dhëna për secilin deputet janë në rubrikën Para dhe Pushtet të portalit Spending Data Albania. Po aty ju mund të gjeni deklarimet vjetore dhe deklarime fillestare të pasurisë për Deputet dhe Funksionar të tjerë të lartë. Gjitashtu tabelat me renditje për të gjithë Deputetët mund të shkarkohen në versionin Excel.

Sipas deklaratave të deputetëve për vitin 2015 rezulton që një deputet fiton mesatarisht mbi 8.37 milionë lekë në vit ose mbi 697 429 lekë në muaj, mesatare kjo pesë herë më e lartë se paga si deputet.

– See more at: http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1832/Deputetet-te-ardhura-te-deklar…

Share: