Nga Namik Dokle
Ne shtyp jane botuar te dhena mbi te ardhurat e deputeteve per vitin 2015. Shume pozitive ne emer te transparences!
Por aty-ketu krijohen edhe keqkuptime.
Nuk dua te merrem me te tjere; sa dhe si kane deklaruar, cfare kane harruar apo fshehur…
Por shikoj qe ne liste une figuroj me te ardhura me te medha se shume deputete biznesmene, nderkohe qe rroj vetem me rrogen time, pa asnje pasuri te lene me qera, pa depozite bankare, asnje e ardhur dytesore pervec 300 dollareve te paguara nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan per leksione me politikane te rinj.
(Dhe per nje monodrame te shfaqur ne Korce nuk pranova te marr honorar.)
Po pse atehere del ajo shifer per «te ardhurat e mia»?
Po sqaroj ate qe gazetat nuk e thone…Ne te ardhurat e mia eshte llogaritur edhe paga e vajzes time qe punon mjeke ne nje spital privat ne Itali, duke qene edhe anetare e Urdherit te Mjekut italian.Paga e saj eshte 5.8 here me e madhe se paga e nje deputeti shqiptar, por…eshte pasuri e familjes se saj.Dhe te mos harroj qe nga kjo shume qe «llogaritet si e imja», rreth 40 perqint shkon ne buxhetin e shtetit italian si takse e paguar rregullisht.
Thjeshte per transparence, per miqte e mi dhe jo per tjeterkend!