Këshilli i Ministrave miratoi paketën financiare të shpenzimeve të pjesshme për reformën në drejtësi. Ministri i Financave Arben Ahmetaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave tha se qeveria ka miratuar një kosto shtesë që kap vlerën e 1.8 miliardë lekëve, e cila do të shërbejë për një financim të pjesshëm që parashikon shtesë mbi pagat ekzistuese pagat për punonjësit e rinj dhe shpenzimet e pjesshme për infrastrukturën e institucioneve të reja. Kostoja për përgjithshme e për reformën në drejtësi përllogaritet nga ekspertët gati 40 milionë dollarë në vit.
Është bërë një përllogaritje për pagat në sistemimin e gjyqësorit do të shumëfishohen. Rrogat për gjyqtarët dhe prokurorët do të nisin nga 177 000 lekë/muaj mbi 250 000 mijë lekë. Shtesa mbi pagën do të jetë 5% dhe 10% e pagës bruto mujore. Shpërblimet shtesë për sigurimin e detyrueshëm të jetës për vete, për familjen dhe pronën do të arrijnë në masën 33 euro në muaj, shpërblimi shtesë për rritjen dhe edukimin e fëmijës 5% të pagës fillestare bruto të punonjësit në sistemimin e drejtësisë, për fëmijë deri në moshën 18 vjeç.
Në draft janë parashikuar edhe rastet kur një magjistrat del në pension. Sipas përllogaritjes një magjistrat del në pension mesatarisht në moshën 65 vjeç dhe kur është edhe koha e studimit në magjistraturë prej tre vjet konsiderohet si periudhë shërbimi, periudha mesatare e shërbimit është 40 vjet dhe për ata magjistratë që dalin në pension 70 vjeç kjo periudhë shërbimi është 45 vjet.
Sipas përcaktimit të projektligjit për çdo vit shërbimi përfitohet 1.5 % e pagës si pension suplementar dhe masa shkon në 60 % të pagës për 65 vjeç dhe 67.5 % të pagës për 70 vjeç. Norma e kontributit është 4% e pagës bruto dhe për një periudhë 40 vjeçare sasia e parave të akumuluara është 160% e pagës e pagës bruto vjetore 40 vjet X 4% baras 160% ndërsa përfitim i pensionit social me një kohë mesatare gëzimi prej 15 vjetësh shkon në 900% e pagës bruto vjetore për ata që dalin në pension 65 dhe 675% për ta që dalin në pension 70 vjeç. E thënë ndryshme për 1.6 lekë të paguar, përfitojnë 9 lekë ose 5.6 herë më shumë, nëse marrim në konsideratë edhe faktin që pagat e propozuara janë shumë të larta, atëherë në vlerë absolute ky deficit për 1 mijë persona me pagë mesatare 300 000 mijë lekë në muaj është afërsisht 32 miliardë lekë.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj pas mbledhjes se Këshillit të Ministrave tha se qeveria ka miratuar një kosto shtesë që kap vlerën e 1.8 miliardë lekëve, e cila do të shërbejë për një financim të pjesshëm që parashikon shtesë mbi pagat ekzistuese, pagat për punonjësit e rinj dhe shpenzimet e pjesshme për infrastrukturën e institucioneve të reja.
“Këshilli i Ministrave ka kaluar nga ana financiare dhe nga anët e tjera, paketën e reformës në drejtësi, ku pikat më të rëndësishme janë financimi i reformës në drejtësi. Vlen të përmendet se ka pasur një proces të gjatë e të vështirë në negociatën me Komisionin Parlamentar të Reformës në Drejtësi. Me rëndësinë që qeveria i jep reformës në drejtësi, sot paketa kaloi e plotë, me një kosto financiare të domosdoshme prej 1.8 miliardë shtesë, në funksion të të gjithë elementëve që duhen përmirësuar në sistemin e drejtësisë, kuptohet në formatin financiar, të cilit i referohem unë. Për qytetarët, paketa ka të bëjë me rritjen e pagave, me rritjen e numrit të punonjësve dhe mbi të gjitha, me koston e ngritjes së institucioneve të reja që janë referuar në gjithë paketën kushtetuese të reformës në drejtësi. Pra, sot qeveria kaloi financimin e plotë të reformës në drejtësi. E gjithë kjo atmosferë e një reforme tejet të rëndësishme, siç është ajo e drejtësisë, natyrshëm duhet ta lidhim me imazhin e vendit dhe me përmirësimin e indikatorëve ekonomikë. Kemi thënë që reforma në vite do të reflektojë në ekonominë shqiptare, në investimet e huaja, në besimin e qytetarëve, në radhë të parë dhe në besimin e investitorëve”-tha Ahmetaj.