Home KRYESORE Debat për divorcin, burri tenton të djegë gruan

Debat për divorcin, burri tenton të djegë gruan

Nuk e pranonte faktin që gruaja kishte kërkuar divorcin dhe pas një sherri të fortë të ndodhur rreth orës 18.30 të së premtes ai mori një shishe me benzinë dhe shkoi në shtëpi. Fillimisht ia hodhi asaj benzinën dhe më pas ndezi zjarrin, por flakët e përfshinë edhe atë vetë.

Kjo është historia e një çifti shqiptar që jetonte në Itali. Ai është 42 vjeç dhe ajo 41. Jetonin në Gorgonzola (Milano), dhe ndodheshin në prag të ndarjes pasi në mes të tetorit pritet të jepet vendimi i gjykatës.

Sipas italianes “La Repubblica” prej 6 vitesh jetonin në rrugën Molino Vecchio, dhe gjithmonë kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, citon lapsi.al.

Asnjëherë nuk kanë bërë denoncim në polici për dhunë. Karabinierët e Cassano d’Adda, ndërhynë për të ndarë sherrin ndërsa kanë sqaruar atë që ndodhi me anë të gruas nënë e 3 fëmijëve, 23, 22 dhe 14 vjeç.

Në momentin që ai ka ndezur benzinën, të gjitha dritaret kanë qenë të mbyllura dhe e hapur ka qenë vetëm dera e ballkonit. Për fat të mirë shtëpia ndodhet në katin e dytë dhe gruaja ka mundur të hidhet prej atij ballkoni. Ai me rrobat në flakë e ka ndjekur nga pas. Ndërsa gruaja ka rënë fillimisht mbi një çati të vogël dhe më pas ka rënë në tokë, burri është përplasur me çimenton.

Një kalimtar ka vënë alarmin. Në fillim është gjetur burri me djegi të 98% të trupit dhe më pas është parë edhe gruaja. E plagosur ka mbnetur edhe një pastruese që ndodhej në vendin e ngjarjes. Me shumë mundësi ajo ka qenë e afërme e gruas.

Burri është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Niguarda, ku ruhet dhe nga karabinierët. Ndaj tij pritet të ngrihen akuza nëse shpëton. /lapsi.al/

Share: