Home KRYESORE Mandati i dytë për Ramën? Çilit i përgjigjet ish-bashkëpunëtori Artur Zheji

Mandati i dytë për Ramën? Çilit i përgjigjet ish-bashkëpunëtori Artur Zheji

Artur Zheji, ish-drejtori i Botimeve dhe gazetës Mapo me pronar Henri Çilin, reagon ndaj analizës së këtij të fundit. Në fakt janë të shumtë ata që po reagojnë ndaj Henri Çilit, i cili shkroi sot se duhet një mandat i dytë për Kryeministrin Edi Rama. Të gjithë e kujtojmë Çilin se sa shumë e ka mbrojtur të djathtën e sidomos Sali Berishën.

Por, nuk mund te lihet me një ane fakti se opinionistet me impakt ne publik vazhdimisht bejne “pakte mirëkuptimi” me interesa politike dhe përplasjet midis tyre mund te jene per shkaqe te pakteve me grupe te kunderta, ose ne konflikt interesi politik.

Edhe dimensioni dhe interesi personal i tyre nuk mund te injorohet si nga ana e opinionisteve se nga ana e pushtetareve!

Ja çfarë shkruan portali i Zhejit “360 gradë” për shkrimin e Çilit: “Një mandat i dytë për Ramën”

Rikthehet Henri Cili, pronar i UET, ish gazetar dhe ish mbështetës i flaktë i PD. Në disa raunde, Cili, ka qenë një nga të paktët mbështetës, deri në ditën e fundit të ish kryeministrit Berisha. Madje duke hedhur “tezën”, se mandati i Dytë i Berishës, duhet të prodhojë Mandatin e tij të Tretë.

Mirëpo si mjaft biznesmenë të tjerë, mbas rrëzimit të zhurmshëm elektoral të PD në vitin 2013, hodhën me nxitim ura afrimi me Qeverinë e re dhe ju gëzuan “mikpritjes” së kryeministrit të ri. Nëse biznesmenët e tjerë të fushës së mediave, kanë vënë në shërbim të Ramës, televizionet apo mediat e tyre, Henri bën një përjashtim cilësor. Përvec asaj që bëjnë sipërmarrësit e tjerë, që lëpihen edhe më shumë se ay, në dyert e qeveritarëve të rinj, Cili, shkruan vetë, duke cndryshkur pa sukses, penën e tij prej ish gazetari të mirë.

Dhe ashtu si e ka zakon, del një hap përpara, në “guximin” promovues të kryeministrit të rradhës, kësaj rradhe të Ramës! Duke “shpeguar” përmes një “analize” të gjatë dhe te turbullt, se përsë Rama, duhet të ketë edhe një mandat të dytë qeverisës.

Dhe “guximi” intelektual, i bossit 10 vjecar, të Univerisitetit privat, shkon deri aty, saqë e mbiquan kryeministrin aktual: “Një investim Kombëtar!”. I cili, simbas Cilit, duhet ruajtur dhe duhet mbështetur, ashtu si vetë ay, Cili pra, po e mbështet prej 3 vitesh atë. Duket se Henri, është i shumëkënaqur nga mirënjohja kryeministrore e Ramës dhe i ka lindur nevoja, për ta afishuar atë, në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Dhe në të vërtetë, kryeministri aktual, është rrëfyer qëllimshëm më i përzemërt me “dezertorët” që vijnë nga PD, ku Henri, është njeri prej tyre.

Share: