Home KRYESORE Ryshfeti 18 mijë euro, “burg pa afat” në mungesë për oficerin e...

Ryshfeti 18 mijë euro, “burg pa afat” në mungesë për oficerin e “Stop”

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për oficerin e policisë gjyqësore, në prokurorinë e Tiranës, Fatos Lushi, i denoncuar për mitmarrje nga emisioni “Stop” në TV Klan.
Ndaj tij është ngritur akuza “korrupsion pasiv për gjyqtarët dhe prokurorët”. Fatos Lushi është shpallur në kërkim nga policia dhe caktimi i masës së sigurisë sot nga gjykata u bë në mungesë të tij.
Emisioni “Stop” denoncoi një javë më parë rastin e një qytetari që i dha 18 mijë euro policit gjyqësor Fatos Lushi në këmbim të lirimit të një llogarie bankare, të vënë nën sekuestro prej 2 vjetësh me urdhër të prokurorisë.
Në videon e publikuar, oficeri Lushi shprehet se vendimi për zhbllokimin e llogarisë 120 mijë euro do të firmosej nga prokurori Ardian Braho, i cili do të merrte dhe ryshfetin./ tvklan.al
Share: