Ajo është një zë mjaft kritik kundër Edi Ramës brenda PS-së, vecanerisht ndaj mënyrës sesi kryeministri e drejton vendin dhe partinë.
Deputetja Mimoza Hafizi, e ftuara e Mustafa Nanos në “Zululand”, ka dalë në mbështetje të nismës së Blushit për t’u larguar nga PS.
Askush nuk të dëgjon brënda PS-së, tha Hafizi, duke shtuar se, prandaj Blushit nuk i kish mbetur gjë tjetër për të bërë, veçse të bënte divorcin me PS-në.
Sa i takon kryeministrit Rama, Hafizi tha se, “e kish menduar si arrogant, por cilësia e tij kryesore është një tjetër. Ai është i paaftë” raporton 360grade.al