Ka nisur maratona e organizuar gna Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës. Një aktivitet, i cili synon ta fusë Tiranën në hartën e maratonave që organizohen në shumë qytete të botës, si dhe të kthehet në një traditë për kryeqytetin.
Nisja e Maratones se Tiranës u bë përpara Muzeut Kombëtar dhe marrin pjesë 4 kategori:
Fun Run – 1km, për nxënësit e shkollave të mesme;
Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë;
Run (femër/mashkull) 10 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj;
Half Marathon (femër/mashkull) 21 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj.
Kjo maratonë është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv në qytet, si dhe ndihmon për ta kthyer fokusin në aktivitete me bazë angazhimin fizik.