Home KRYESORE Sekuestrohen 9 apartamente në Durrës, ja te kujt jane:

Sekuestrohen 9 apartamente në Durrës, ja te kujt jane:

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur sekuestron për 9 apartamente. Ato jane të regjistruara në bulevarin kryesor të Durrësit, ne emër të 22-vjeçarit Arlind Kalaja dhe, me qe ekzistojnë dyshime të arsyeshme se janë krijuar në bazë të burimeve të paligjshme dhe kriminale të babait të tij, Fatmir Kalaja, ato sekuestrohen.

Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Fatmir Kalaja ka përfituar shuma të konsiderueshme parash në Itali, ku është procedurar për vepra penale vjedhje, vrasje me dashje, pezullim të patentës për drejtim mjeti.

Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshimet se të gjitha këto pasuri të paluajtshme (9 apartamente me vlerë të deklaruar në kontrata rreth 260 mijë euro) dyshohet se janë fituar nga personi i hetuar Arlind Kalaja, si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e pastrimit të parave, që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i babait të tij të dyshuarit tjetër Fatmir Kalaja.

Share: